“Déjà vu” në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 7 maj 2025 – S’ka lajm nga Kuvendi i Kosovës. Të mërkurën dështoi edhe një tentative për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së këtij organi të pushtetit – e dymbëdhjeta me radhë.

Gjithçka në këtë tentative ishte reprizë e katër tentativave të fundit. Kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar i kuvendit, Avni Dehari, vazjdoi me përpjekjet për marrjen e vendimit të shumicës që kandidati apo kandidatja për udhëheqjen e Kuvendit të zgjidhet me vote të fshehtë. Ai kërkoi nga grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Listës Srspska (SL) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin për përcjelljen e mbarëvajtjes së procersit të votimit të fshehtë, por ato refuzuan ta bëjnë këtë, madje edhe pa e deklaruar këtë.

Sidoqoftë, Dehari e hodhi në votim propozimin për formimin e komisionit, i cili nuk e mori numrin e nevojshëm të votave – së paku 61. Në momentin e votimit, në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë. Vetëm 56 prej tyre votuan pro votimit të fshehtë, 1 votoi kundër, ndërsa 56 të tjerër nuk votuan fare.

Kryesuesi i seancës ua kujtoi se deputetëve se ata janë të obliguar të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, ndërsa bojkotimi i votimit përbën shkelje të Kushtetutës.

Pastaj e shpalli të mbyllur seancën, duke e caktuar për të premten vazhdimin e radhës.

Pas përfundimit të seancës, në hollin e Kuvendit, përfaqësuesit e partive politike përsëritën qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe argumentet e tyre pro ose kundër votimit të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të gjejë mënyrë për zgjedhjen e kandidates së saj, Albulena Haxhiut, kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK-ja, LDK-ka, AAK-ja dhe Lista Serbe e kundështojnë këtë kandidaturë, me arsyetim se zonja Haxhiu është figurë përçarëse, kurse Vetëvendosje kujton se ajo është deputetja që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Siç duket, tentativa e dymbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ishte “Déjà vu” e tentativave të deritashme. I njëjti skenar, e njëjta skenë, e njëjta mizanskenë, të njëjtit personazhe…

(r.m.)

Comment

*