Dënohen me 62 vjet burg 6 autorët e përdhunimit të një vajze të mitur në Prishtinë

Prishtinë, 23 prill 2024 – Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022.

“Të akuzuarit B.R, D.Rr, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi e kanë kryer veprën penale të dhunimit. I akuzuari B.Rr. është dënuar me dymbëdhjetë vjet heqje lirie, ndërsa të akuzuarit D.Rr, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar me nga dhjetë vjet heqje lirie”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Dy nga të akuzuarit janë liruar.

Të gjithë ata ishin akuzuar në dhjetor të vitit 2022 për përfshirje në përdhunimin e një 11 vajze vjeçare në qershor të vitit 2022, në Prishtinë.

Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës dy vjet më parë, kishte nxitur reagime të ashpra të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fillimisht autoritetet thanë se e mitura ishte përdhunuar në gusht të vitit 2022 në një park në Prishtinë, por hollësitë e paraqitura më vonë treguan se e mitura ishte përdhunuar në më shumë rfaste, në një periudhë mbi njëvjeçare.

Publikimi i këtij rasti kishte nxitur protesta të njëpasnjëshme në Kosovë, mes shqetësimeve për shkallën e ultë të sigurisë për grate dhe vajzat në vend dhe për trajtimin rasteve të dhunës ndaj tyre nga autoritetet. Ngjarja kishte bërë që drejtori i atëhershëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe shefi i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, të jepnin dorëheqje nga këto pozita.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*