Deputeti ukrainës e quan “gabim diplomatik” deklaratën e Zelenskyt për Kosovën

Kiev, 9 gusht 2026 – Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, e ka cilësuar “gabim diplomatik” deklaratën e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, se “Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën”.

Goncharenko ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë për njohjen e Kosovës nga Ukraina.

“Ky është një gabim diplomatik.

Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë këtë shtet.

Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe Ukraina do ta njohë atë më në fund”, ka shkruar ai.

Oleksiy Goncharenko, i cili ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës edhe në një adresim nga Kuvendi i Kosovës, e ka publikuar në platformën “X” deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë e heqjes së sloganit “Free Ukraine” nga pjesa ballore e Hotelit “Grand” në qendër të Prishtinës.

Sllogani “Free Ukraine” u hoq të dielën, në shenjë proteste ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në reagimin e tij për këtë deklaratë, e ka cilësuar të papranueshëm trajtimin e Kosovës nga këndvështrimi i Serbisë.

(r.m.)