Dërgohet në OKB drafti final i Rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë

Nju Jork, 2 maj 2024 – Drafti final i rezolutës që synon të shpallë 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, si edhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB.

Njoftimi u bë nga ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija.

“Pas disa rundesh të konsultimeve gjithëpërfshirëse, propozimi final për rezolutën për ‘Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995’, i hartuar nga një grup shtetesh, i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB”, shkroi ai në platformën X.

“OKB-ja e dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore, duke zhvilluar programe ët përshtatshme, por po ashtu si shenjë të kujtesës, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve, dhe kryerja e gjenocidit në të ardhmen”, thuhet në draftin final të rezolutës.

Aty thuhet gjithashtu se “OKB-ja dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë ata që janë dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë”.

Në draft-rezolutë theksohet edhe rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicës, në mënyrë që ata të varrosen në mënyrë të dinjitetshme, dhe bëhen thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale për kryesit e gjenocidit në Srebrenicë, të cilët ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Praft-rezoluta u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së që “t’i respektojnë obligimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke respektuar vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë [GJND]”.

Shteteve anëtare të OKB-së, organizatave të saj, organizatave tjera ndërkombëtare e rajonale, shoqërisë civile, institucioneve akademike dhe subjekteve tjera u bën thirrje që ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe të organizojnë aktivitete të ndryshme përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Drafti final i rezolutës është hartuar pas konsultimeve joformale që janë zhvilluar në selinë e OKB-së në Nju Jork. Në konsultime kanë marrë pjesë misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, si sponozirë të projekt-rezolutës, si edhe misionet e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Drafti-final-i-Rezolutes-se-OKB-se-per-Gjenocidin-ne-Srebrenice-623x400.jpg

Drafti final i rezolutës është paralajmëruar të hidhet në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë muajit maj.

Serbia dhe aleatja e saj, Rusia, po lobojnë kundër miratimit të Rezolutës për Gjencodin në Srebrenicë.

(r.m.)