Prishtinë, 21 qershor 2025 – Të shtunën, dështoi për herë të 35-të me radhë procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe (LS) as këtë nuk votuan për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kështuqë nuk pati kuorum për votim të vlefshëm.
PDK-ja LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votim derisa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ta tërheqë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit dhe ta propozojë një kandidat tjetër. Por, LVV-ka e mbron fuqishëm kandidaturën e Haxhiut, e cila është deputetja femër më e votuar e përbërjes së re të Kuvendit.
Partia fituese e zgjedhjeve, LVV, dhe partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë, kanë vazhduar edhe të shtunën me akuzat reciproke. LVV-ja e quan obligim kushtetues pjesëmarrjen e deputetëve në votim, ndërsa PDK-ja LDK-ja dhe AAK-ja e quajnë të drejtë natyrore mospjesëmarrjen në votim.
Sipas Kushtetutës, LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtë ekskluzive ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por, ligji themeltar nuk thotë shprehimisht se deputetët duhet të votojnë gjithsesi.
AAK-ja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese opinion lidhur me këtë çështje, i cili duhet të jepet brenda 60 ditësh prej ditës së dorëzimit të kërkesës.
Sipas ecurisë së deritashme, asnjëra palë nuk pritet të ndërrojë mendje derisa Gjykata Kushtetuese ta japë opinionin e saj. Deri anëtaherë procesi i konstituimit të Kuvendit nuk pritet të lëvizë nga pat pozicioni ku gjendet prej 15 prillit.
Procesi i Konstituimit të Kuvendit konsiderohet i përfunduar me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.
Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë procesit të formimit tëe qeverisë së re të Kosovës.
(r.m.)