Prishtinë, 19 maj 2025 – Ka dështuar edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deputetë refuzuan për herë të dhjetë të votojnë për formonin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Vetëm 52 deputetë votuan për formimin e komisionit, kurse një votoi kundër. Të tjerët nuk votuan fare ose nuk morën pjesë në seancë.
Seanca u ndërpre, për të vazhduar të mërkurën, më 21 maj2025.
Pas ndërprerjes së seancës, përfaqësuesit e partisë më të madhe në Kyvend, Lëvizjes Vetëvendosje, i fajësuan partitë opozitare (Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës) për bllokimin e procesit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e vuri në fokus të kritikës Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, LDK po e kushtëzon pjesëmarrjen në koalicionin e mundshëm qeverisës me përfshirjen e PDK-së.
“Kurti i ka bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje për Kuvendin dhe Qeverinë. Por, LDK-ja e ka refuzuar. Duhet të pyetet LDK-ja përse po refuzon të jetë pjesë e koalicionit pa PDK-në. Për ne kjo është e papranueshme. Ne e refuzojmë çdo ofertë që e përfshin PDK-në”, tha Basha.
Basha tha se për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme ideja që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar apo kryetare të Kuvendit, në vend të Albulena Haxhiut.
“Propozimi është i yni dhe nuk bëjmë kompromis”, theksoi ai.
Por, përfaqësuesit e tri partive më të mëdha opozitare e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të procesit të konstituimin e Kuvendit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e askuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se “dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.
“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes.
“Nuk pres që një gjë e tillë të ndodh për shkak të faktit tashmë të dëshmuar që LVV nuk është e interesuar të zhbllokoj situatën”, tha Krasniqi.
Ai tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se si mund të dilet nga kjo situatë.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e akuzoi Lëvisjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe të fotrmimit të qeverisë së re.
“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën. Kosova ka nevojë për institucione, për veprime politike të partisë së parë”, tha ai.
“Është e pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se në përpjekjet për konstitimin e Kuvendit “po përsëritet skenari i njëjtë” i Lëvizjes Vertëvendosje. Ajo njoftoi se AAK-ja do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet shtesë lidhur me procesin e kontituimit të Kuvendit.
“I kemi hartuar edhe disa komente në përkrahje dhe mbështetje të asaj që kemi dërguar dhe arsyetimin se pse kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet”, tha ajo.
(r.m.)