Prishtinë, 5 korrik 2025 – As në përpjekjen e 42-të nuk u bë asnjë hap përpara në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndonëse Gjykata Kushtetuese ka kujtuar se konstituimi i organit më të lartë ligjvënës duhet të përfundojë më së largu deri më 16 korrik.
Vazhdimi i 42-të i seancës konstituive, e cila u mbajt në orën 20, pasi ajo ishte anuluar për shkak të një alarmi për bombë, i cili doli të ketë qenë i rremë, zgjati vetëm pak minuta. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe këtë herë refuzuan të propozojnë kandidat për komisionin mbikëqyrës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë dhe nuk morën fare pjesë në votim.
Sikur 35 herët tjera, udhëheqësi i sesancës, Avni Dehari, e caktoi tubimin e radhës për të hënën, më 5 korrik, në orën 11.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi këtë javë liderët e të gjitha partive parlamentare në përpjekje për zhbllokimin e procesit, por ata mbajtën qëndrimet e tyre, pavarësisht se ndërkohë u shpall aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që tha se kostituimi I Kuvendit duhet të bëhet më së largu brenda 30 ditësh.
Por, Gjykata Kushtetuese nuk tregoi se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati. Presidentja Osmani tha të premten se ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarimin e çështjes, nëse institucionin ligjvënës I vendit nuk konstituiohet së shpejti.
Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja dërguan në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë lidhur me këmbënguljen e Lëvizjes Vetëvendosje që për kryetarin e Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë.
Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Ky propozim nuk ka fituar numrin e neviojshëm të votave, së paku 61, në shtatë votime të hapura, prandaj vazhdon të këmbëngul për votim të fshehtë, gjë që po kunërshtohet nga PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe AAK-ja.
(r.m.)