Prishtinë, 13 maj 2025 – Ka dështuar edhe një përpjekje për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Të martën, në përpjekjen e 15-të, ka dështuar formimi i Komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. 56 deputetë janë votuar për formimin e komisionit, një deputet ka votuar kundër, kurse deputetët tjerë nuk kanë votuar fare.
Pas seancës, përfaqësuesit e partisë më të madhe në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata të partive të renditura pas saj (Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) janë akuzuar reciprokisht për bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
LVV i akuzon PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se, me movotimin e kandidates së saj *Albulena Haxhiut) për kryetare të Kuvendit, po pengojnë formimin e institucioneve të Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja refuzojnë të votojnë pro kandidaturës së Haxhiut, të cilën e cilësojnë si figurë përçarëse dhe jopërfaqësuese për përbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj, në orën 10:30.
Më 15 maj do të fillojnë edhe takimet konsultative të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me liderët e partive parlamentare. Takimet janë ftuar me qëllim të gjetjes së zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe më pas të qeverisë së re të Kosovës.
(r.m.)