Dështon për herë të 28 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 7 qershor 2025 – Dështon edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. As të shtunën, në përpjekjen e 28-të, nuk kaloi propozimi i partisë më të madhe, Lëvizjes Vetrëvendosje (LVV) për formimin e komisionit mbikëqyrës për votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk morën pjesë në votim, ndërsa deputetët e Listës Serbe (LS) nuk morën fare pjesë në seancë. Rrjedhimisht, sikurse edhe në përpjekjet e deritashme, në sallë nuk pati kuorum për votim të vlefshëm.

Seanca u ndërprerë përsëri, për të vazhduar pas 48 orësh.

Formimi i këtij komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë do t’i hapte rrugë votimit të fshehë për kandidaten e propozuar nga LVV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

PDK, LDK dhe AAK e kundështon kategorikisht kandidaturën e Albulenas Haxhiut për kryeparlamentare, duke e cilësuar atë si një figurë “përçarëse”, ndërsa LVV e mbron fuqishëm kandidaturën e saj, duke theksuar se ajo është deputetja më e votuar e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Konstituimi i Kuvendit është parakusht për vazhdimin e procesit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Të drejtën e formimit të qeverisë e ka e para LVV-ja, si partia më e madhe, Në rast se kjo nuk arrin të sugurojhë votat e nevojshme, së paku 61 sosh, e drejta e formimit të qeverisë së re i kalon subjektit që ka dalë i dyti në zgjedhje.

Sipas raportit të forcave në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, as LVV dhe as partitë e renditura pas saj, nuk i kanë votat e nevojshme për formimin e qeverisë pa një marrëveshje për ndonjë koalicion ose pa një marrëveshje konsensuale.

Në këtë situatë, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por, edhe për shpalljen e tyre është i domosdoshëm të bëhet konstituimi i Kuvendit, gjë që nuk mund të bëhet pa një marrëveshje politike.

(r.m.)

Comment

*