Prishtinë, 9 shtator 2021 – Astrit Ademaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Deçanit, janë vrarë pas një koflikti midis tyre,
Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i Astritit, Avniu, i cili ka mbetur i plagosur.
Fillimisht ishte raportuar se Ademaj dhe Kadriaj kishin shtënë njëkohësisht ndaj njëri-tjetrit. Por, dëshmitarët e incidentit kanë treguar se Blerand Kadriaj ka shtënë i pari ndaj Astrit Ademajt, ndaj të cilit pastaj ka shtënë vëllai i Astritit, Avniu.
Vrasja e dyfishë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, pas orës 20:00, në një lokal në afërsi të shtëpisë dhe dyçaneve së vëllezërve të Astrit Ademajt, pranë Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri”.
Sipas dëshmitarëve, të mërkurën gjatë ditës dy të ndjerët kishin pasur një ngatërresë pas një debate lidhur me zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kurse në mbrëmje ishin takuar për t’u sqaruar midis tyre. Por, gjatë debatit ka agravuar dhe ka përfunduar me konflikt të armatosur.
Këtë e kakofirmuar edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai ka thënë se Ademaj dhe Kadrijaj kanë pasur një konflikt të mëhershëm dhe miqtë e tyre janë munduar t’i pajtojnë, por nuk kanë arritur.
Mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës, Sadri Berisha, ka treguar se dy viktimat janë dërguar në spital nga i plagosuri Avni Ademaj, i cili më pas është intervistuar nga policia epastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Rreth orës 20:30 janë sjellë dy viktima pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Është konstatuar vdekja e tyre. Të plagosurit i është ofruar ndihma e pare dhe është proceduar për intervistim nga organet e drejtësisë. Më pas është kthyer prapë në spital, në repartin e ortopedisë, ku është vendosur të transferohet në QKUK për trajtim të mëtejmë”, kathënë mjeku Berisha.
Ai ka treguar se Avniu është i plagosur në shuplakë të dorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(r.m.)