Dhjetëra uniforma të policisë serbe gjenden në pjesën veriore të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor 2024 – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të shtunën se janë gjetur dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe, si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një fshat në veri të vendit.

Ai tha në një postim në Facebook se autoritetet kosovare i zbuluan uniformat në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit, pasi morën një informatë për këtë.

“Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se “kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”.

“Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet”, theksoi Sveçla. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Uniforma-te-policise-serbe-te-gjetura-ne-pjesen-veriore-te-Kosoves-640x400.jpg

Gjetja e këtyre uniformave vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës konfiskoi përsëri armatim në veri të vendit.

Në pjesën veriore të Kosovës vazhdon të mbretërojë sotuatë e tensionuar qysh prej proitestës së dhunshme të serbëve të para një viti n՞ katër komunat e banuara me shuymiocՃ serbe dhe sidomos prej sulmit terrorist të grupit të paramilitarëve serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues serbë.

Pas këtij sulmi, në Banjskë e rrethinë ishin gjetur sasi të mëdha armatimi e mjetesh luftarake çfarë i posedon Ushtria e Serbisë. Autoritetet e Kosovës thonë se tashmë kanë prova të mjaftueshme se sulmi ishte planifikuar e organizuara nga strukturat shtetërore të Serbisë.

Por, përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi zyrtar. Radojçiq është i afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është cilësuar nga Vu. Ai është cilësuar nga Vuçiqi si njeri “i guximshëm” që lufton për “mbijetesën” e serbëve në Kosovë.

(r.m.)