Nga Merita B. McCormack *
Sapo kam lexuar librin “Të jetosh në ishull” të autorit Ben Blushit. Po lexoj edhe statuset e tij në fejsbuk(facebook). E falenderoj autorin sepse ai ndan me lexuesin perceptimet, reflektimet, meditimet mendimet , përcaktimet dhe konkluzionet e tij tejet personale dhe po aq te brishta. Ato duhet të jenë të gjitha e gjithnjë të mirëpritura. Natyrisht për një njeri që kërkon thellësisht, që pyet e që argumenton, që aludon e sfidon, është e domosdoshme te vleresohet edhe ndershmëria intelektuale dhe kurajoja profesionale. Beni i ka këto dhe duhet inkurajuar të vazhdojë me thellësinë e mendimit, kërkimit dhe ndershmërinë e sinqeritetin.
Ashtu sikurse në libër, edhe në statusin mbi Zotin në facebook, Beni qartesisht vetëshprehet e vetëkërkon. Pyetjet në gojët e mendjet e personazheve (shkencetari, kleriku, besimtari, ateisti), te gjitha janë pështjellime e përsiatje të vetë atij, janë arsyetime e sfida ndaj vetvetes më së pari e pastaj ndaj familjes e shoqërisë në përgjithësi.
Në gjithë këtë process natyrisht ai, duke ditur se nga vjen (Shqipëria dhe historia e saj) bën deklarata shkundëse. Me se pari ai zgjon veten e pastaj rethin e vet. E per kete duhet falenderuar.
Si për çdokënd, edhe për Benin, kur ben ca deklarata qe disa nuk mund t’i kaperdijne, duhet durim, tolerance, lutje per konvertim zemrash, dhe shpresë. Sepse ai, pavarësisht se thotë se Zoti është krijesë e mendjes njerëzore, për mendimin tim, këtë deklaratë më tepër e ka si hipotezë për ta sfiduar vetveten (dhe lexuesin kërkues) – ai qartësisht më shumë kërkon përgjigje – sesa për tju thënë lexuesve pranojeni këtë si realitet objektiv. Shoh pak a shumë një tendencë tek ky autor… që ndoshta do vijë një ditë që ai do jetë nje lexues e admirues i veprave të CS Lewis apo ndoshta edhe i Chestertonit. Sepse ai nuk rresht së kërkuari, ka fortesi edhe humor. Mbase e teproj nese them se ai mbase mund te gjendet ndonje dite duke lexuar per ose nga duart e Akuinit 😊
Por më tepër duhet dashamirësi (charity) ndaj autorit.
Se ai, në fund të fundit, në shumë gjëra qe shkruan ai shpreh realitetin shqiptar dhe projekton atë që gjithësecili nga ne mundohet ta mbajë fshehur… aty përfshihen frika dhe pasiguria në vetvete ndaj së ardhmes dhe mungesa e çilrtësisë në besim.
Por po aty, qartesisht pasqyrohet dhe e vërteta e pakorruptueshme , Ligji Natyral (Natural Law).
Fakti pra qe ne jemi krijuar për ta njohur Hyjin, për ta dashur, për t’i shërbyer atij e për të shijuar lumturi me Të në këtë botë e në botën e amshuar. Sa me shume mundohet Beni ta evitojë aq me shum e sjell në qendër diskutimin mbi Hyjin dhe marrëdhenien njerezore me të.
Ky Ligj filozofik egziston, duam apo s’duam ne. Natyrisht do disa kushte për t’u kuptuar, zbatuar e shijuar. Mungesa e këtij realiteti (mungesa e harmonise nga bashkimi shpirteror me Hyjin) sjell kontradiktën, pështjellimin, kërkimin e nxituar, reflektimin , sjelljen në qark, konkluzione subjective, çrregullim nga cka duhet te jete si njohje (dije), veprim, e per rrjedhoje shijim(passionet), kalohet ne shijim (nisje nga ndjenja pra), veprim (sjellje e gabuar) dhe mosnjohje (injorim i rregullave te jetes shpirterore) dhe keshtu perseritet rrethi vicioz. Mungesa e Sakramenteve pastaj e shton dozen e jetes se peshtjelluar. Por, sidoqofte, mos dalim nga tema, te riktehemi tek elementet bazë.
Më së pari njeriu ka nevojë për dashuri familjare dhe edukim e informim. Kjo ndikon në formimin e ndërgjegjes (uncorrupted concience formation) dhe nxitjen e mendimit kritik, që me aplikimin e vullnetit të lirë dhe lirisë së plotë, ne besim (Trust) në Hirin e Hyjit dhe me shpresë krijon njeriun dhe e formon njeriun. E rrit qenien njerezore ne virtyt dhe ne njohuri, ne dashuri, ne shprese , ne Besim.
Dhurata e Besimit ( Gift if Faith) është e disponueshme për të gjithë. Por jo të gjithë kanë mundësitë personale familjare e shoqërore për ta marrë e shijuar.
Shqipëria ka probleme madhore në këtë pikë. Vendodhja gjeografike ku Lindja e Perëndimi piqen, zihen, ndahen, pajtohen, bashkohen, shkërmoqen, mblidhen e prapë ndahen, janë si të thuash në kurriz të vendit tone. Ne duhet ta adresojme kete çështje e te jemi të vetedijsme per kete e te ndertojme jeten tone si komb mbi premisat ku ne gjendemi. Te mbrohemi nga veshtiresite e mundshme e te ndertojme mbi mundesite potenciale.
Ne jemi bërë “fërka -fërka” natyrisht dhe ndasia mes vetes krijon dhe kushtet për keq informim, jo formim të saktë e të plotë filozofik, jo liri të plotë për të zgjedhur, e jo ndërgjegje të mirëformuar( kjo në kuptimin :forcim virtytesh e luftë ndaj vesit- që eshtë beteje aktive përgjatë gjithë jetës sonë)
Kështu që nuk ka vend për nervozime e sulme ndaj Blushit.
Por, ne duhet t’i jemi atij mirenjohes per shkendijat e ndezuara e të kthejmë pasqyrën nga vetja me se pari e të pyesim: Në këtë rrugëtim shpirtëror ku Blushi brishtësisht tregon travajet e veta me forcë, ashpërsi, vrazhdësi, humor, ku jam unë? Në cilën pikë të rruges shpirterore jam unë? Dhe çfarë duhet të bëj unë për t’i shpëtuar humnerës ku mund të humb shpirtin tim?
Në këto ditë të Oktavës së Krishtlindjes është mundësi e hir i jashtëzakonshëm të vetëpyetemi e të duam tjetrin. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
PS: Pavarësisht se unë personalisht nuk jam dakord me “këmbkat e doçkat”- zbukurimet apo shtrembërimet letrare të disa personazheve historike shqiptare në kohë e hapësirë, mendoj se duhet te respektojme zgjedhjen e autorit ne Librin “Të jetosh në Ishull”. Persa i perket rekomandimeve , une nuk ua rekomandoj fëmijëve të mi gjysem-shqiptarë në gjak librin, se do konfuzoheshin historikisht – por per nga debatet shpirterore mendoj se ata do ta gjenin librin zbavites. Ndersa shqiptarve të lindur e rritur në Shqipëri jua rekomandoj, pavaresisht ku jetojne sot. Sepse libri është një “conversation starter”, është si të thuash një shtysë për të menduar mire e thelle për gjëra kyçe ne jeten tone si shqiptare.
* Autorja eshte shqiptare me banim ne Washington DC. Ajo punon ne nje Universitet ne DC dhe kontribon vullnetarisht per VATREN dhe per komunitetin shqiptar ne Amerike. Merita eshte nderuar nga Presidenti i Shiperise me Dekoraten “Kalores i Urdherit te Flamurit”.