Dimitar Kovaçevski pritet ta zëvendësojë Zaevin në pozitën e kryeministrit

Shkup, 13 dhjetor 2021 – Dimitar Kovaçeveski është zgjedhur të dielën në mbrëmje kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), partisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo i ka hapur rrugë Zoran Zaevit ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga pozita e kryeministrit.

Zaev kishte njoftuar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së dhe nga pozita e kryetarit të qëvërisë së Malit të Zi. Ai e kishte bërë këtë më 31 tetor, pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet locale.

Por, ai nuk e kishte dërguar dorëheqjen në Kuvend, me arsyetim se këtë do ta bënte pas zgjedhjes së kryetarit të ri LSDM-së dhe pas sigurimit të shumicës në Kuvend.

Koalicioni qeveërisës e siguroi shumicën parlamentare pas përfshirjes në Qeveri të partisë Alternativa, e cila drejtohet nga Afrim Gashi. Tani shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut i ka 64 deputetë nga gjithsej 120 deputetë.

Pas arritjes së marrëveshjes me Alternativën, Zaev kishte deklaruar se do ta dorëzonte dorëheqjen në Kuvend sapo të zgjidhej kryetari i ri LSDM-së, i cili do ta marrë mandatin e kryeministrit të vendit.

Por, as Zaevi nuk ka treguar se kur do ta da paraqesë në Kuvend dorëheqjen nga pozita e kryeministrit dhe as pasuesi i tij në krye të LSDM-së, Kovaçevski, nuk ka treguar se kur pritet ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Sidoqoftë, të dielën në mbrëmje, pasi u zgjodh kryetar i LSDM-së, Kovaçevski tha se ai është duke punuar për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipastij, pjesë e qeverisë së re do të jenë të jenë “kuadrat më të dëshmuara”, të cilat, sipas tij, “do të jenë të gatshëm të përballen me sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, me miratimin e dorëheqjes së kryeministrit, Presidenti i Republikës ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të partisë që e ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend. Pra, pas dorëzimit të dorëheqjes  nga Zaevi, Kovaçevski pritet të mafrë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas Kushtetutës, Kovaçevski ka 20 ditë afat për të paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

Bazuar në marrëveshjet e arritura mes partive të koalicionit qeverisës, përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut mund të publikohet brenda pak ditësh.

Kryetari i VMRO DPPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili është rizgjedhur tëdielën në këtë pozitë, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka nevojë për ndryshime të mëdha në qeverisje.

“Ndryshimet janë të pashmangshme. Populli ka pritshmëri dhe shpresë dhe ne duhet të bëjmë ndryshime. Jam i gatshëm të bisedoj me çdo politikan të ndershëm për një proces të ri në vend”, ka deklaruar Mickoski.

(r.m.)