Diplomati amerikan, David Wisner, takohet me Lindita Nikollբn, në përpjekje për rikthimin e normalitetit në Kuvend

Tiranë, 11 mars 2024 – I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në vendin tonë, David Wisner është takuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla ditën e sotme.

Gjatë takimit, kryetarja e Kuvendit mësohet se ka informuar Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet dhe për zhvillimin e debatit parlamentar gjatë seancave plenare, në mënyrë që publiku dhe qytetarët të njihen më mirë me përmbajtjen e legjislacionit që shqyrtohet e miratohet në Kuvend.

Gjithashtu u diskutua mbi kontributin e Kuvendit në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe thellimin e reformave.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Ndërsa diplomati amerikan Wisner vuri në dukje se SHBA dhe partnerët e Shqipërisë do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë, fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin euro-atlantik si edhe vlerësojnë angazhimin e institucioneve shqiptare në përparimin e vendit.

Parlamenti është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe të ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë.

(Panorama.com.al)