Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Paris, 7 shkurt 2026 – Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artën në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi e arriti këtë sukses pasi i mposhti xhudistet më të mira në kategorinë e saj.

Krasniqi e kaloi raundin e parë pa lojë, për shkak të renditjes së saj në botë. Në raundin e dytë, ajo e mundi francezen Alicia Marques, në një duel të cilin e dominoi plotësisht.

Në duelin e çerekfinales, Krasniqi e mundi brazilianen Larissa Pimenta, në një përballje mjaft të vështirë. Ajo fitoi pikë në kohën shtesë dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Në raundin gjysmëfinal, Krasniqi e mposhti francezen Amandine Buchard. Ajo e mori një pikë që në fillim të duelit dhe epërsinë ndaj rivales e ruajti deri në fund.

Ndërkaq në duelin e finales Distria e mundi spanjollen Ariane Toro Soler. Ajo e rrëzoi kundërshtaren spanjolle me Ippon, për më pak se 10 sekonda,.

Kjo është medalja e nëntë e Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit.

Trajneri Driton Kuka e ka përgëzuar Distrian për fitoren e medaljes së artë.

“Grand Slam Paris prapë flet shqip. Ndjenjë e veçantë Parisi!”, ka shkruar Kua në rrjetet sociale.

(r.m.)