Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Paris, 4 shkurt 2023 – Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Ky është Grand Slami i katërt që Distria e ka fituar në Paris.

Në duelin final në kategorinë deri 52 kg, Distria e ka mundur xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Distria ka kaluar pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë e ka mposhtur spanjollen Marina Castello Diez.

Në çerekfinale, ajo e ka mundur me ‘ippon’ mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, ndërsa në gjysmëfinale e ka mundur me dy ‘ëaza-ari’ francezen Amandine Buchard.

Trajneri Driton Kuka e ka përgëzuar Distrian për këtë sukses. Ai ka thënë se ky është titulli i shtatë i Kosovës në Grand Slamin e Parisit.

“Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë 🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱

Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!

E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!

Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues e respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, ka shkruar Kuka në Facebook.

(r.m.)