Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

NEW YORK

Fushata “UNITE” për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave e vajzave është një nismë prej 16 ditësh, që filloi nga data 25 nëntor e përfundon më datë 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kjo nismë është miratuar nga OKB dhe UN Women qysh në vitin 2008 dhe synon parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në të gjithë botën, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit global ndaj këtyre akteve të rënda jo humane.

Sipas një raporti të UN mbi gratë, pandemia e Covid -19, përveç humbjeve jete, të mijra njerëzve nëpër botë, tregoi se në 13 vende të botës, 2 në 3 gra folën me miket e tyre për dhunën nga bashkëjetuesit e tyre apo bashkëshortët, çfarë edhe rrezikon mungesën ushqimore për ato e fëmijët e tyre. Por vetëm 1 në 10 gra, u tha se do të denonconin dhunën në organet e rendit.

Dhuna manifestohet në mënyra e froma të ndryshme, në dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ngacmimet në rrugë, ndjekja, trafikimi njerëzor, abuzimi seksual i fëmijëve, martesa e fëmijëve etj. Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, i është ofrur ftesë këto ditë për të marë pjesë në disa nga punimet e OKB për të drejtat e gruas dhe vajzave në botë.

Gjatë ditëve në vazhdim, 25 nëntor – 10 dhjetor, disa ndërtesa në mbarë botën do të ndriçohen me drita në ngjyrë portokalli, në shenjë simbolike për një të ardhme pa dhunë. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe një pengesë për mos arritjen e barazisë, zhvillimit dhe paqes në botë. (Korrresp/ h&p)