Djemtë e ish-presidentit Trump dëshmojnë në gjyqin kundër babait të tyre në Nju Jork

Nju Jork, 3 nëntor 2023 – Eric Trump ka deklaruar para gjykatës se kurrë nuk ishte përfshirë dhe nuk kishte në dijeni të deklaratave financiare të bizneseve të babait të tij, ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të cilat prokurorët e shtetit të Nju Jorkut pretendojnë se janë fryrë.

Por, Eric ka bërë përpjekje të qartësohet, sepse pas dëshmisë se kurrë nuk ishte i përfshirë në deklaratat financiare të bizneseve të babait të tij, në gjykatë janë prezantuar emailat që konfirmojnë përfshirjen e tij në këto deklarata. Ai është arsyetuar se organizata e tyre është e madhe dhe se ka shumë deklarime financiare, por ai nuk ka punuar në to asnjëherë.

Para Eric Trumpit, në seancën gjyqësore kundër babait të tij, Donald Trump, i cili akuzohet për mashtrim, ka dëshmuar vëllai i tij, Donald Trump Jr.

Ish-presidenti Donald Trump pritet të dëshmojë të hënën.

Ndaj tij po zhvillohen edhe disa procese të tjera gjyqësore në lidhje me qëndrimet e tij për manipulim të zgjedhjeve presidenciale.

(r.m.)