Dodik paralajmëroi referendum për vendimin e KQZ-së që ia heq mandatin e Presidentit

Banjallukë, 6 gusht 2025 – Millorad Dodik paralajmëroi se në Republikën Srpska do të mbahet referendum, në të cilin qytetarët do të deklarohen lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Bosnjës e Hercegovinës që t’ia heqë mandatin e Presidentit të këtij entiteti.

KQZ mori vendim që Dodikut t’ia heqë mandatin e Presidentit të Republikës Sërpska pasi ai u dënua nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës me 1 vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 6 vjet.

Dodik, në një konferencë për shtyp në Banjallukë, tha se qytetarët e Republikës Srpska nëse do të pyeten nëse e pranojnë apo jo vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit të tij.

“Nëse thonë ‘po’, do të thotë nënshkruajë urdhrin e vdekjes për Republikën Sërpska. Nëse jo, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë luftën politike pavarësisht pasojave personale”, tha Dodik.

Ai tha se nuk e pranon vendimin e KQZ-së, duke theksuar se ky vendim është në shkelje të Kushtetutës së Bosnjës e Hecegovinës dhe të Kushtetutës së Republikës Sërpska.

“Vendimi për ndërprerjen e mandatit është jokushtetues dhe nuk mund të ketë efekt ligjor. KQZ-ja ka një rol për të konfirmuar mandatin, por nuk mund ta japë atë. Nëse nuk e jep, nuk mund as ta revokojë mandatin”, tha ai.

Millorad Dodik u dënua me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për gjashtë vjet, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës e Hercegovinës. Ai u shpall fajtor për dekretimin e ligjeve që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Përmes atyre ligjeve, organet legjislative të Republikës Srpska do të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës e Hercegovinës dhe të përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në territorin e këtij entiteti.

Sipas vendimit të KQZ-së, atij i hiqet mandati i Presidentit të Republikës Srpska pas skadimit të afatit për ankesë. Ankesa për këtë vendim mund dorëzohet në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dy ditë nga dita e pranimit të vendimit, përmes Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjës.

Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për President të entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

(r.m.)