Dogana e Kosovë sekuestron afër 300 mijë euro të padeklaruara në kufi

Prishtinë, 11 dhjetor 2025 – Dogana e Kosovës ka sekuestruar një shumë parash prej afër 300 mijë eurosh, të padeklaruara e të fsheura, gjatë kontrollit në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, paratë janë zbuluar në një automjet, i cili ishte ndaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, pasi drejtuesi i automjetit kishte thënë se nuk kishte asgjë për të deklaruar në doganë.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës theksoi se “mbetet e përkushtuar në fuqizimin e kontrolleve kufitare dhe në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, me synim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e interesave të vendit”.

(r.m.)