Donald Trump e riemërton Departamentin e Mbrojtjes “Departament i Luftës”

Uashington, 6 shtator 2025 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që Departamentin e Mbrojtjes e emërton “Departamenti i Luftës”.

Përpara se ta nënshkruante urdhrin, Trump tha se ky emërtim është më “i përshtatshëm” duke pasur parasysh gjendjen aktuale në botë.

“Mendoj se është një emër shumë më i përshtatshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se ku ndodhet bota tani. Ne e kemi ushtrinë më të fortë në botë”, tha Trump.

Sipas një dokumenti të siguruar nga CNN, urdhri i Trumpit autorizon Sekretarin e Mbrojtjes, Peter Hegseth, dhe vartësit e tij që që në korrespondencën zyrtare, në komunikimet publike, në ngjarjet ceremoniale dhe në dokumentet jo-statutore të përdorin si tituj dytësorë emërtimet “Sekretar i Luftës”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar i Luftës” etj.

Pak pasi Trump e nënshkroi urdhrin, uebfaqja zyrtare e Pentagonit i orientoi vizitorët te faqja “]ar.org”.

Hegseth e përditësoi profilin në “X” me ndryshimin e emërtimit, Ai e postoi edhe një videoregjistrim duke treguar e larguar pllakatën me emërtimin “Sekretari i Mbrojtjes” dhe vendosjen e pllakës me emërtimin “Sekretari i Luftës”.

“Departamenti i Luftës do të luftojë me vendosmëri, jo në konflikte të pafundme. Do të luftojë për të fituar, jo për të humbur. Do të shkojmë në sulm, jo në mbrojtje”, ka thënë Hegseth.

Emërtimi “Departamenti i Luftës” ishte larguar në vitin 1947, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

(r.m.)