Donald Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Uashington, 23 maj 2025 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ësht kërcënuar të premten se do të vendosë tarifa prej 50 për qind për të gjitha importet nga Bashkimi Evropian, dhe tarifa prej 25 për qind për produktet e kompanisë Apple, nëse nuk i prodhon në Amerikë telefonat mobilë, iPhone.

Këto kërcënime, të bëra përmes rrjeteve sociale, pasqyrojnë prirjen e Trumpit për ta tronditur ekonominë globale me disa rreshta të shkruar, si edhe të vërtetën se tarifat e tij nuk po sjellin marrëveshje tregtare çfarë ai kërkon dhe as kthimin e prodhimit në vend, siç u ka premtuar votuesve.

Trump është zemëruar nga mungesa e përparimit në bisedimet tregtare me BE-në, e cila ka kërkuar heqjen e të gjitha tarifave, edhepse ai ka ngulur këmbë publikisht për ta ruajtur një taksë bazë prej 10 për qind për shumicën e importeve nga blloku.

“Bisedimet tona me ta nuk po shkojnë askund!” ka shkruar Trump në Truth Social.

“Prandaj, unë po rekomandoj tarifa të drejta prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar më 1 qershor 2025. Nuk do të ketë tarifa, nëse produkti ndërtohet apo prodhohet në Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

Ai e ka kërcënuar me tarifa ndaj importit edhe kompaninë Apple. Kjo kompani u bashkohet kështu Amazonit, Walmartit dhe kompanive të tjera të mëdha amerikane që janë në shënjestër të Shtëpisë së Bardhë.

“Kam njoftuar prej kohësh Tim Cook të Apple se pres që iPhone që do të shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohet dhe të ndërtohet në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Indi apo në ndonjë vend tjetër”, ka shkruar Trump.

“Nëse nuk ndodh kjo, një tarifë prej të paktën 25 për qind duhet të paguhet nga Apple ndaj SHBA-së”, ka paralajmëruar ai.

(r.m.)

Comment

*