Dorëzohet kërkesa për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

Prishtinë, 15 korrik 2026 – Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë sot është dorëzuar kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, e nënshkruar nga pothuajse gjysma e delegatëve të Kuvendit.

Kërkesa është dorëzuar nga deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi.

Kuvendi i LDK-së i ka 355 delegatë, kurse mbledhjet e tij mund të thirren me kërkesë të së paku 118 delegatëve. Sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit brenda 60 ditësh prej ditës së dorëzimit të partisë.

Para disa ditësh, Zemaj kishte thënë se kërkesa për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm janë mbledhur nënshkrimet e më shumë se 150 delegatëve.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka thënë se nënshkrimet e kërkesës do të trajtohen dhe do të verfikohen, para se të vendoset se si do të veprohet më tutje. Sipas tij, se gjithsesi kërkesa do të procedohet sipas Statutit të partisë.

Iniciativa për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së nisi me kërkesën tri degëve të partis për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë. Degët e LDK-së në Pejë e Lipjan dhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë dolën publikisht me kërkesë për shkarkimin e Abdixhikut, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor për rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet parlamentare qyshse ai ka aerdhur në krye të partisë. Kërkesa për dorëheqje u mbështet edhe nga disa prej figurave të rëndësishme në parti, përfshirë deputetë, anëtarë të kryesisë dhe udhëheqës të forumeve të ndryshme të partisë të niveleve të ndryshme.

Por, Abdixhiku e përjashtoi mundësinë e dorëheqjes. Madje, ai kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të Pejës dhe Lipjanit, edhe duke i bërë ata përgjegjëesi kryesore për rezultatin e dobët të LDK-së në këto komuna.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit të Kuvenditt ë partisë më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Javën e kaluar, Abdixhiku e mori bekimin e Kryesisë së partisë për përfaqësimin e LDK-së në bisedimet me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të partisë. Në takimin e partë të tyre, i cili ishte cilësuar si “konstuktiv”, të dy palët janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet.

Burime brenda LDK-së thonë se Abdixhiku preferon përfshirjen e kësaj partie në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Por, çështjen e bëjnë komplekse dhe të paqartë mospajtimet brenda grupit parlamentar të LDK-së. Sipas deklarimeve publike, jo të gjithë deputetët e kësaj partie do të merrnin pjesë në seancën e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në qoftë se nuk arrihet një konsensus i gjerë politik.

(r.m.)

Comment

*