Drejtori i Autoritetit Rrugor, Gentian Gjyli, merret në SPAK si i pandehur

Tiranë, 13 maj 2025 – Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme (13 maj) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, raporton Panorama.

Gentian Gjylit i është komunikuar se është marrë pandehur për shkelje barazie në tendera.

Pasi ka dalë nga SPAK-u, Gjyli ka konfirmuar se ishte i ftuar si i pandehur.

“Po, patjetër”, tha ai kur u pyet nga gazetarët nëse ishte marrë si i pandehur, por ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet tjera.

Te pandehur janë marre edhe anëtaret e Komisionit te Vlerësimit të Ofertave.

Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, ka përfunduar në pranga me urdhër të SPAK-ut, me akuzën për veprat penale “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

(r.m.)