Dy nxënës nga Kosova zënë dy vendet e para në Olimpiadën e Kodimit në Holandë

Prishtinë, 5 gusht 2024 – Dy nxënësit nga Kosova, Gerti Kida dhe Eris Frangu janë shpallur fitues të vendit të parë dhe të dytë, në Olimpiadën e Kodimit, të mbajtur në Holandë.

Fituesi i vendit të parë, Gerti Kida, i cili është vetëm 16 vjeçar, tha se testi për të ka qenë i lehtë, pasi ai ka nisur të merret me kodim që nga mosha 9 vjeçare.

“Ka pasur shumë të panjohura brenda testit, por ka pasur edhe detyra të thjeshta. Mirëpo, në përgjithësi, testi ka qenë i lehtë për mua”, ka thënë ai pët TëVë1.

Erisi ka marrë pjesë për her٥ të parë në këtë garë. Ai e quan këtë si njër përvojë shumë të mire.

“Kjo ka qenë hera e parë që unë kam marrë pjesë në këto gara. Kam kaluar mirë. Testi ka qenë pak i vështirë, por edhe stresi e ka bërë të veten, pasi kjo ka qenë edhe hera e parë”, ka thënë ai.

Fituesi i vendit të dytë, Gerti Kida, Erisi shpreh kënaqësinë që vendin e parë e ka fituar një nxënës Kosovar, Gerti Kida.

“Më mirë që Gerti ishte konkurrenti [kryesor] se sa dikush tjetër, ndonjë nxënës i ndonjë shteti tjetër. Më ka ardhur shumë mirë që ai [Gerti Kida] e ka zënë vendin e parë”, thotë Eris Frangu.

Në garat ndërkombëtare në kodim që janë mbajtur në Holandë kanë marrë pjesë rreth 600 nxënës nga 117 shtete të botës, ndërsa nga Kosova kanë marrë pjesë 41 nxënës.

Pjesëmarrjen e nxënësve nga Kosova në këtë garë e ka organizuar Qendra “Infinit” nga Prishtina.

Koordinatori I kësaj qendre, Dardan Maraj, shpreh kënaqësinë që Kosova ishte shumë e suksesshme në këtë garë.

“Ky ishte një sukses shumë i mirë për ne, qendrën ‘Infinit’, por edhe për shtetin e Kosovës, pasi kjo ishte hera e parë që arritëm një sukses kaq të madh në gara ndërkombëtare”, ka thënë Maraj.

(r.m.)