Uashington, 22 maj 2025 – Ambasada e Izraelit në SHBA ka publikuar një fotografi të përbashkët të Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, dy punonjësve të ambasadës që u vranë të mërkurën në mbëmje pranë Muzeut Izraelit, në Washington.
“I gjithë stafi i ambasadës është zemërthyer dhe i shkatërruar nga vrasja e tyre”, thuhet në postimin e ambasadës në platformën X.
“Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme”, thuhety në postim.
Stafi i ambasadës shkroi se miqtë dhe kolegët e tyre, Yaron dhe Sarah, ishin në “kulmin e jetës së tyre”. Ata njoftuan se Yaron dhe Sarah do të fejoheshin së shpejti dhe Yaron sapo e kishte blerë unazën e fejesës për Sarah.
(r.m.)