Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

Londër, 25 janar 2023 – Vullnetarët britanikë, Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry.

Bagshaw, 47-vjeçar, dhe Parry, 28-vjeçar, janë parë për herë të fundit më 6 janar në qytetin ukrainas të Soledarit.

Familja Parry ka thënë se burrat janë vrarë teksa kanë qenë duke ndihmuar “në një evakuim humanitar” nga zona.

Në një letër të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike, Rob, Christine dhe Katy Parry, kanë thënë se Chris e ka bërë familjen “jashtëzakonisht krenare”.

“Ne nuk e kemi imagjinuar kurrë që do t’ia themi lamtumirën Chrisit, kur ai ka pasur një jetë përpara. Ai ka qenë djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, shok shumë i mirë dhe partner i dashur për Olgën”.

“Ai e ka gjetur veten në Ukrainë, në mars, në momentin më të keq të nisjes së luftës së Rusisë, dhe u ka ndihmuar atyre që kanë pasur më së shumti nevojë, duke shpëtuar jetën e mbi 400 personave, dhe shumë kafshëve të braktisura”.

Prindërit e Bagshaw kanë thënë se biri i tyre ka transportuar ushqim dhe ilaçe në Ukrainë, si dhe u ka ndihmuar personave më të moshuar.

Më herët gjatë këtij muaji, grupi mercenari rus, Wagner, ka pretenduar se është gjetur turpi i njërit prej burrave.

Soledari ka qenë së fundi në fokus të luftimeve intensive mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Më herët gjatë këtij muaji, ushtria ruse ka pretenduar se ka fituar kontrollin e kësaj qyteze.

Ukraina, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke thënë se luftimet vazhdojnë.

(REL)