Prishtinë, 7 gusht 2026 – Kryetari i Aleancës (ish-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ardian Gjini, e ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Al bin Kurti, për bisedime lidhur me procesin e formimit të instiotucioneve të reja të shtetit.
“Konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të (zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë dhe e Presidentit) kërkon bashkëveprim e bashkërendim të të gjithë neve. Pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim”, i ka shkruar Kurti kryetarit të Aleancës.
Por, Gjini, në përgjigjen e tij refuzuese, ka thënë se qëndrimet e Aleancës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë tashmë të njohura, prandaj bisedfimet për këto tema i ka cilësuar sit ë panevojshme.
“Qëndrimet e Aleancës dhe të miat në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë të qarta më shumë se një herë. Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje”, ka thënë ai.
Gjini ka thënë se pajtohet që demokracia kërkon bashkëpunim, por ka theksuar se ai nuk pajtohet me rrugën politike të Kurtit.
“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë”, ka shkruar ai.
Gjini ka shprehur edhe dyshimin se ftesa e Kurtit për takim mund të jetë pjesë përpjekjeve për të fajësuar partitë tjera për mungesë vullneti për bashkëpunim.
“Këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”, ka shkruar Gjini.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, e ka refuzuar ftesën e Kurtit për bisedime mbi procesin e formimit të institucioneve. Hamza, në përgjigjen kthuer Kurtit, ka theksuar se PDK-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë dhe kontributin e saj do ta japë në Kuvendin e Kosovës.
(r.m.)