Edhe LDK-ja refuzon të takohet me Haxhiun. E konteston legjitimitetin e saj

Prishtinë, 17 gusht 2026 – Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është përgjigjur negativisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për takim të përbashkët me kryetarë apo përfaqësues të partive politike.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do të shkojë në takim me Haxhiun, duke qenë se ajo e ka humbur legjitimitetin e ushtrues së detyrës së presidentes pasi ka dhënë betimin si deputete e Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku ka thënë se ai mund të takohet me Albin Kurtin në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, i ka thënë Abdixhiku televizionit Dukagjini.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Albulena Haxhiu nuk ka legjitimitet të ftojë takim në cilësinë e presidentes.

“Ajo është vetëm deputete e Lëvizjes Vetqëvendosje në legjislaturën e njëmbbëdhjetë”, ka deklaruar Haziri për Klankosova.tv.

Para LDK-së, ftesën e Haxhiut për takim e kanë refuzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca. Liderët e këtyre dy partive i kanë bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit që ta thërrasë vazhdimin e seancës. Ata kanë bërë thirrje LVV-së që ta konstituojë kuvendin dhe ta zgjedhë qeverinë, nëse i ka votat e nevojshme, e pastaj të fillojnë bisedimet për pozitën e presidentit.

Të premten, Haxhiu u ka dërguar të gjitha partive politike ftesë për një takim të përbashkët, për të diskutuar për një marrëveshje që do të zgjidhte nyjen e procersit për formimin e institucioneve, e cila do të shmangte zgjedhjet.

Ky takim, sipas ftesës, do të mbëhet nesër, më 18 gusht, në ora 09:00.

Tash për tash nuk dihet nëse ky do të mbahet ky takim dhe cilët do të jenë kryetarët apo përfaqësuesit e partive që do të marrin pjesë.

Njëkohësisht me ushtruesen e detyrës së Presidentes, liderëve të partive politike u ka bërë thirrje publike për bisedime për pozitën e president it të ardhshëm, përfshirë edhe emrat e kandidatëve të mundshëm, edhe kryetari i LVV-së Albin Kurti.

Pas bisedimeve të dështuara me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, Kurti ka thënë se LVV-ja do të mbështesë një figurë jopolitike për pozitën e presidentit të ardhshëm. PDK=ja, LDK=ja dhe Aleanca e kanë hedhur poshtë mundësinë e pjesëmarrjes së deputetëve të tyre në votimin për presidentin, në qoftë se kandidati për këtë pozitë propozohet nga LVV-ja. Liderët e tyre e akuzojnë Kurtin se po përpiqet të marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të larta të shtetit.

(r.m.)

Comment

*