Edhe një sulm me shok-bombë në pjesën veriiore të Kosovës

Prishtinë, 19 qershor 2023 – Në Zveçan të dielën në mbrëmje është kryer një sulm me një mjet shpërthyes nga persona ende të panjohur. Policia e Kosovës dyshon se sulmi është kryer me shok-bombë.

“Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e sulmeve me shok-bomba në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Dy shok-bomba janë hedhur në Mitrovicë të Veriut të premten në mbrëmje. Njëra është hedhur afër stacionit policor, kurse tjera afër Shkollës Teknike.

Pa atë ditë cak i sulmeve me shok-bomba kanë qenë stacioni policor në Zveçan dhe ai në Mitrovicën  Veriore.

Nga këto sulme nuk është raportuar për të lënduar.

Sulmet me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në pjesën veriore të Kosovës janë rritur, pasi serbët po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të rinj të komunave në ndërtesat komunale. Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. 30 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan nga slmet me gurë e mjete të forta, me konteej moolootovi dhe me armë zjarri.

Tensionet në veri u ashpërsuan më shumë më 14 qershor, kur forcat serbe rrëmbyen tre zyrtarë policorë të cilët ishin duke patrulluar pranë vijës kufitare me Serbinë, në territorin e Kosovës, në komunën e Leposaviqit. Serbia tha se ata u arrestuan brenda territorit të saj.

(r.m.)