– “Njihemi, shoqërohemi dhe mësojmë vlera” – aktivitet për fëmijët dibranë gjatë kësaj vere.
Nga Beqir Sina
Dibra dhe dibranët edhe këtë sezon veror Korrik – Gusht 2021, patën mundësinë të marrin pjesë dhe të argëtohen në aktivitetet e organizuara nga Shoqata Atdhetare Dibra. Ky ishte viti i pestë me radhë që SHAD fokusin e aktiviteteve të saja t’i fokusojë në Dibër, me moton “E duam Dibrën”.
Ky vit ishte pak më ndryshe nga të tjerat, u realizua një kalendar i përbashkët Dibra në bashkëpunim me Komunën Dibër dhe Klubin Bjeshktar & Ciklist “Dibra”, për të gjitha aktivitetet për gjatë sezonit veror 2021. Si dhe, SHAD këtë vit shumicat e aktiviteteve I realizoi në bahkëpunim me klubet që veprojnë në qytetin e Dibrës, dhe Klubin Bjeshktar & Ciklist “Dibra”, Klubin e ping – pongut “ Dibra” dhe Klubi Basketbollist “Dibra Eagle”, për qëllim që aktivitetet të bëhen në mënyrë sa më të mire organizuar si dhe pë të shtuar aktivitetet. Gjithashtu përkahëm edhe Turneun e tenisit “Dibra Open 2021”.
Rënditja e aktiviteteve:
– Turne në Ping – Pong
Aktiviteti i parë u realizua me datë 4 Korik, Turne në Ping – Pong. Aktivitet që u organizua për herë të parë për gjith apasionuesit për sportin e ping- pongut. Ky turne u realizua në bashkëpunim midis Shoqatës Atdhetare Dibra, Klubit Bjeshkatar Ciklist “DIBRA”, si dhe me klubin e ping – pongut “ Dibra”.
Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan dy veteranët e këtij sporti në Dibër, Xheladin Pjeça dhe Ylber Daci.
Ky turne u realizua në sallën e Gjimnazit “28 Nëntorit”, me c’rast falenderojmë drejtorin e shkollës, Ramadan Imeri për lejimin e shfrytëzimit të sallës.
– DibraTriathlon (Nje garë – tre disiplina: not, vrap dhe ciklizem)
Një aktivitet i shkëlqyer në qytetin tonë të bukur, ku për herë të parë në qytetin tonë u realizua nj aktivitet shumë i vecante sportiv. E ideuar dhe e realizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra dhe Klubi Bjeshkatar Ciklist “Dibra”.
Qellim kryesor i ketij aktiviteti ishte që nëprmjet këtij Triathlon, të promovojmë bukurite natyrore që ofron qyteti sidhe për mundësinë teknike që ka për realizimin e këtij lloj eventi. Ku në fund treguam edhe njëherë qytetarinë dibrane dhe dashurinë që kemi ndaj sportit dhe qytetit tonë me pjesëmarrjen e vajzave dhe djemve që bënë të mundur këtë aktivitet shum të vecantë.
Falenderim për përkahje:
Spitali Dibër për mbështetjen në këtë aktivitetit
Fabrikën e ujit “MAYA”
Vullnetaret: Ermal Marke, Tiron Marke, Betim Lleshi, Ajet Rexha, Ramadan Sula, Zini Verlaku, Engjell Telqiu, Blend Troci, Maxi, Adhurim Kaja ( për shfrytëzimin e anijes), si dhe Blerti Daci për zërimin.
“Njihemi, shoqërohemi dhe mësojmë vlera” – aktivitet për fëmijët dibranë gjatë kësaj vere.
Pas suksesit nga viti i kaluar me puntoritë verore “Të mësojmë së bashku”, Shoqata Atdhetare Dibra përkahu përsëri, Arbana Pasholli (psikologe), Dashamire Spahiu (prof. e gjuhës shqipe) dhe Irena Fejsko (prof. e gjuhës angleze), të cilat edhe pse kanë angazhimet e tyre, përsëri gjetën kohë që në mënyre vullnetare të bëjnë më shumë se 80 femijë së bashku nga Dibra, Shkupi, Prishtina, Belgjikë, Hollandë, Suedi dhe SHBA.
Qëllimi I kësaj iniciative është që fëmijët dibranë vendas dhe vizitorë nga SHBA dhe vende të tjera europiane të shoqërohen, argëtohen, mësojnë për vlera etike, ekologjike dhe të zhvillojnë të menduarit kritik nëpërmjet aktiviteteve interaktive.
Këtë vit fëmijët realizuan puntoritë verore në tre lokacione të ndryshme.
Java e parë u reliauza në liqenin e Dibrës, konkretisht në ambientet e lokalit Demas Beach Sortie, me qëllim që fëmijët tanë të njihen, shoqërohen, argëtohen, rrisin vetëdijen për vlera etike dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe dashurinë për vendlindjen dhe bukuritë e saj.
Java e dytë u realizua në Banjisht, ku u përqëndruam në njohjen e fëmijëve mes veti nëpërmjet lojrave argëtuese dhe interaktive si edhe në promovimin e vlerave etike.
Java e tretë u relizua në Bomovë, vëmendja u përqëndrua te rritja e vetëdijes ekologjike dhe ndikimi i gjithsecilit për mbrojtjen e ambientit dhe jetëgjatësinë e planetit Tokë.
Pë ketë aktivitet, falenderojmë për mbështetjen, Demas Beach, Banjat e Dibrës Capa, kompaninë Gazmend Turist për transportin falas si dhe Foto Art.
“Street Ball”
U zhvillua për here të pestë turneu tradicional në basketboll në qytetin e Dibrës, “Street Ball”. Ky vit kishte një domethanie tjetër për arsye se nga ky vit, ky turne do të organizohet në bashkëpunim me klubin e basketbollit të sapo formuar në qytetin e Dibrës ‘Dibra Eagles’. Ky bashkëpunim bëhet për ti dhënë sa më shumë jetëgjatësi këtij turneu si dhe pë të ritur nivelin e turneut.
16 ekipe pjesëmarrëset ishin nga SHBA, Struga, Shkupi dhe Dibra të cilat treguan kulturë të lartë sportive si dhe treguan talentet e tyre në c’do ndeshje.
Ndeshjet u zvhilluan në fushat sportive të qytetit, nata e parë në fushën sportive në Venec 1 dhe nata e dytë në fushën sportive në Venec 2 me një pjesëmarrje të lartë të publikut dibran.
Falenderojmë të gjithë vullnetarët që ndihmaun në këtë aktivitet.
Ekipin “Dibra Eagle” për bashkëpunimin, Komunën Dibër për lejen e shfrytëzimit të fushave sportive, fabrikën e Ujit Maja, Blerti Daci për zërimin, shkollën Penestia për interiarin e nevojshëm si dhe Adhurim Kaja dhe Loran Atipi për fotografitë profesinale.
– Maratona ‘Kenge Moj’
Kjo verë Dibra ishte e stërmbushur me dibranë që kishin ardhur nga Ameriak dhe shtetet Europiane për të kaluar pushimet e tyre ne vendlindje. Për këtë arsye nuk kishte se si të mungonte dhe një natë ku të gjith së bashku të argëtohemi. Shoqata Atdhetare Dibra, edhe këtë vit mundesoi për të sjellur Maratona “Këngë Moj”, ku më shumë se 20 këngëtarë shumë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, argëtuan shumë qytetarë dibran. Ishte një natë e bukurku së bashku e festuam një natë në Dibrën tone që na bëri bashkë.
– Dibra Open 2021”
Ky turne në tenis, i organizuar nga një grup I cili po e promovon këtë sport në qytetin e Dibrës, gjeti edhe përkahjen tonë. Shoqata Atdhetare Dibra e pëkrhahu këtë turne duke mbuluar shpenzimet e ndarjeve të cmimeve për vend të parë dhe të dytë. SHAD do të jetë një përkahës i rëndesishëm pë këtë turne edhe në vitiet e ardhëshme.
“E duam Dibren” – Hiking në Korab
Për fat të keq, një ndër aktivitetet më të bukura që ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore që na I ofron qyteti tone, “E duam Dibren” – Hiking, u anulua për shkak të vendimit nga qeveria për ndalesën e c’do organizimi nëpër male për arsye të rrezikut të lartë nga zjarret që kishte kapluar vendin.
Për këtë vit, ishte e planifikuar ngjitja në malin Korab e organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra dhe Klubi Bjeshkatar & Ciklist për ditën e diel me datë 8 Gusht. Ju garantojmë që vitin e ardhëm ngjitja në malin KORAB do të jetë në planet tona.
Mirupafshim me shumë aktivitete të tjera në vitin e ardhshëm!!!
E duam Dibrën!