Prishtinë, 6 tetor 2026 – Edhe Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se kush i ushtron kompetencat presidenciale, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri sot, deri në dund të ditës.
Kërkesa e LVV-së është nënshkruar deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve të kësaj partie.
“Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës, në lidhje me ushtrimin e kompetencave presidenciale të domosdoshme për vazhdimësinë institucionale dhe procesin zgjedhor pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së Presidentit, në mbështetje të nenit 113(3)(1) të Kushtetutës”, thuhet në kërkesën e VV-së.
Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar me kërkesë për sqarimin se kush i ushtron kompetencat presidenciale, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, i cili skadon sonte në mesnatë, edhe Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Gjashtë muajt e Haxhiut si u.d. e presidentes kanë përfunduan para dy ditësh, më 4 tetor.
Sot, më 6 tetor, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Në qoftë se partitë parlamentare nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi i Kosovës shpërbëhet dhe vendi shkon në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen më së largu 45 ditë prej ditës së sotme.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet shpallen nga Presidenti i Republikës ose nga ushtruesi i detyrës së Presidentit.
Mbetet në dorën e Gjykatës Kushtetuese vendimi se kush do t’I ushtrojë kompetencat e Presidentit të Republikës, përfshirë edhe kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
(r.m,.)