Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Hatay (Turqi) / Prishtinë, 8 shkurt 2023 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftoi se ekipet e saj e kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë duke bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe nënën e foshnjës, e cila është e ngujuar në rrënojat e ndërtesës.

“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë. Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe janë duke bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”, thuhet në njoftim.

FSK-ja tha se ekipet e saj, sikurse edhe ekipet tjera të kërkim shpëtimit nga mbarë bota që kanë shkuar për ndihmë në Turqi kanë prioritet gjetjen dhe shpëtimin e personave të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të rrënuara.

“Të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë prioritet të shpëtojnë sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë.

Kontigjenti i FSK-së u nis për në Turqi të martën, ditën që ndodhën tërmeti shkatërrimtar.

Ekipe specialistësh nga mbarë bota janë mobilizuar për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi dhe në Siri.

May be an image of 5 people and outdoorsMay be an image of 3 people and outdoorsMay be an image of 2 people and outdoorsMay be an image of indoor

(r.m.)