EKLIPS NË NEW YORK, “HËNË E PËRGJAKUR”

Nga Keze Kozeta Zylo

Eklipsi kaloi dhe pranë Shkollës sonë “Susan E. Wagner” high school dhe natyrisht kurreshtjen e kishja të padurueshme.  I vura syzet dhe unë pashë një Hënë të ngrënë sa një thelë portokalle.  Kishte shkëlqim të kuqërremtë: “Hënë e përgjakur”.

Eklipsi i rrallë total diellor mbuloi me Hënë pjesën më të madhe të Nju Jorkut perëndimor dhe pjesën veriore të tij si në errësirë totale.

Në Kinën e lashtë, gravurat e zbuluara në Anyang përshkruanin eklipset diellore si dragonj qiellorë që sulmonin dhe gllabëronin diellin. “Për të frikësuar dragoin dhe për të shpëtuar diellin, njerëzit do t’i binin daulleve dhe do të bënin zhurma të forta gjatë një eklipsi,” sipas Britannica. 

Nuk di në Shqipëri ndonjë zakon apo traditë rreth eklipsit?

Eklipsi nuk do të ndodhë më deri në vitin 2044!

Gjer atëhere mirupafshim Hënë e përgjakur! 

9 prill, 2024

Staten Island, New York