Ekspertët thonë se zgjedhjet në Shqipëri do të ndryshojnë politikën në Ballkanin Perëndimor

Një seri e re raportesh nga “Instituti i Vijave të Reja“ (New Lines Institute) ofron një vështim të thellë mbi brishtësinë demokratike të Shqipërisë, përpjekjet për reformë kundër korrupsionit, si dhe ndikimin e saj në qendrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

WASHINGTON D.C. 8 maj, 2025 Qendra e Ballkanit Perëndimor e Institutit të Vijave të Reja për Strategji dhe Politika ka botuar një antologji të re e cila ofron një vlerësim të gjithanshëm të trajektores politike, sociale, dhe institucionale të Shqipërisë. Seria e raporteve, “Vështrime mbi Shqipërinë: Betejat e brendshme dhe sfidat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”, paraqet një eksplorim shumëdimensional të peisazhit politik të Shqipërisë përpara zgjedhjeve të vitit 2025, aspiratave të saj për anëtarësim në BE, sfidave të reformës juridike, ndikimit të rreshtimit me NATO-n në politikën e jashtme, dhe kufizimit të vazhdueshëm të të drejtave të pakicave, grave dhe komuniteteve LGBTQ+.

“Reformat duhet të thellohen dhe të depolitizohen që të sigurojnë stabilitet afatgjatë, përparim dhe të sjellin dinjitet për të gjithë shqiptarët”, tha Tanya Domi, redaktore e botimit and drejtuese jorezidente e studimeve në “New Lines”. “Siguria njerëzore si edhe siguria financiare mund të arrihen duke eleminuar korrupsionin e rrënjosur dhe duke iu përmbajtur sundimit të ligjit”.

Ndërkohë që Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare, vendi ndodhet në udhëkryq. Me futjen e votimit të diasporës dhe shtimin e vëmendjes ndërkombëtare, këto zgjedhje pritet të influencojnë stabilitetin në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe interesat strategjike të NATO-s në rajon.

Drejtori i Lartë në “New Lines Institute”, Dr. Azeem Ibrahim, u shpreh, “Këto raporte paraqesin imazhin e një vendi në një pikë kritike, dhe rekomandimet në analizat bëjnë thirrje për një mbështetje më të qendrueshme dhe në tërësinë e saj të reformës, duke ofruar drejtime politikash për njësimin nga jashtë me normat e BE-së si dhe për transformimin e brendshëm”.

Lexoni raportin e plotë këtu.

Rreth Institutit të Vijave të Reja

Instituti i Vijave të Reja për Strategji dhe Politika është një qendër studimesh jopartiake në Uashington, që punon për të fuqizuar politikën e jashtme të SHBA-së mbështetur në një kuptim të thellë të gjeopolitikës së rajoneve të ndryshme të botës dhe sistemeve të vlerave të tyre. Financimi për Institutin e Vijave të Reja sigurohet nga Instituti i Uashingtonit për Edukim dhe Kërkim, një organizatë jopërfituese e tipit 501(c)(3) e regjistruar në Uashington. Instituti nuk pranon financime nga qeveri apo burime të huaja.

Comment

*