Elon Musk zbulon dy risi të platformës X

Elon Musk po përgatitet të bëjë një ndryshim tjetër në platformën X. Ai njoftoi në një postim se përdoruesit e X do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje audio dhe video.

Kjo mundësi e barazon platformën X me platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram. Por, një ekspert i sigurisë kibernetike paralajmëroi se kjo hap çështje serioze për sigurinë e platformës

Por, Musk tha se rrjeti social X “po punon fort” për të respektuar rregulloren evropiane që imponon detyrime të shtuara për gjigantët e internetit kundër përmbajtjeve të paligjshme dhe dezinformatave.

“Ne po punojmë shumë për këtë,” shkroi ai, duke iu përgjigjur një videoje të Komisionerit Evropian të Tregut të Brendshëm, Thierry Breton në lidhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA),  i cili bëhet i detyrueshëm për platformat më të mëdha.

(r.m.)