“Ëmbëltore/Slastičarnica Zagreb”

Nga Shuip Ziberi, inxhinier

Pērgatiti dhe dērgoi për botim: dr. Sadik Elshani

Brendi i qytetit të Zagrebit e themeluar në vitin 1950 (para 74 viteve), tani është ndër 5 ëmbëltoret më të mira në Zagreb.

Festivali Eurosong- Eurovision 1990 u mbajt në Zagreb dhe torta për finalistët është pregatitur në “Slastičarnica Zagreb”! Dhe me siguri ju kojtohet zëri i Tajçit-Tatjana Matijaš me këngën që edhe sot me ëndje e ndëgjojme, “Hajde da Ludujemo”. Konferencierë të festivalit ishin udhëheqësit e rrallë televiziv, Helga Vlahoviq dhe Oliver Mlakar.

“Torta Zagreb” është e patentuar dhe është brend në fillim të hapjes së kompanisë ajrore Croatia Airlines, krejt pasagjerëve të saj u shërbente “Zagreb torte”

Pronari, Ethem Rexhepi, nga Piroku i Tetovës, pastaj djali Muzafer-Muska Rexhepi dhe tani nipi dr. Gzim Rexhepi, çdoherë të shtunave bënin aksione humanitare për blerjen e aparateve mjekësore për Klinikën Spitalore Universitare “Rebro Zagreb”.

Edhe unë jam pjesë e “Slastičarnica Zagreb” pasi aty punoi vëllau im i ndjer Xhevat Ziberi dhe nipi im Abdyl Berzati, e mos te flasim për miqësine e Muzafer Rexhepit i cili botoi edhe librin “Slatki Zagreb” (“Zagrebi i Ëmbël”).

Për atdhedashurinë dhe kontributin që dhanë pēr trojet shqiptarët duhet të shkruhen romane!

Paramendojeni, çdo pikëtakim i formës legale dhe ilegale u bënte në “Slastičarnica Zagreb”.

Pra, ajo ishte ambasada edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të mosë flasim për Kosovën.

Me ju thëne së i ndjeri, dr. prof. Zekirija Cana 1934 – 2009) ka ndejt aty dhe ishte i lajmëruar në firmën time?!

Më tepër së dy vjetë baca Adem Demaçi (1936 – 2018) krejt aktivitetin e tij “politik” e bëri nga Zagrebi në mbështetje të plotë të familjes Rexhepi.

Gjatë “rrëximit”dhe tollovive që u bēnë në Shqipërinë demokratike, ministri i kulturës, shkrimtari, Theodor Laço, ngeli në Zagreb, dhe atë kohë ai e përshkruan në romanin:

“Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar: Shenime politike e letrare, 1997-1998”.

Aktorja e njohur, Kostadinka Velkovska (1949 – 2024), e lindur në Shkup, por tërë karrirën e saj e ka zhvilluar në Zagreb, më tregonte një rast mjaft ineresant e tē ēmbēl: “Si studente shpesh shkoja te “Embëltoreja Zagreb” (“Slastičarnica Zagreb”), ku pronar ishte tetovari nga Piroku, Etem Rexhepi. Njëherë, pasi u përshëndetëm, ai më pyeti se si të shkojnë studimet, dhe në ato biseda erdhë edhe studenti shqiptar dhe e pyeti: Si kalove në provim? Ai ia tregoi indexin dhe nota ishte 5 (pasi në Univesitetin e Zagrebit notat janë prej 1 deri ne 5). E nxora edhe une indexin dhe i tregoj se edhe unë kam marre 5. Zotëri i vërtetë, pronari, Etem Rexhepi, i nxori 100 marka gjermane e m’i dha mua edhe 100 marka kolegut dhe na tha: cdoherë kur do te merrni 5, do t’i keni nga 100 marka – shumë njeri bujar dhe arsimdashës”,

Artistja Kostadidinka Velkovska e ka luajtur edhe rolin kryesor të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës ne vitin 2016, premiera u dha ne Zagreb: ‘Majka Tereza – Svetica tame’ (Nënë Tereza – Shenjëtore e errësirës). Me plot ankthe e dashuri!

Çdokush që e viziton Zagrebin duhet të vizitojë edhe “Slastičarnica Zagreb”!

Paçi shëndet miq dhe shqiptarë ku do që jeni dhe mos haroni amanitin, sidomos, ju që jeni nē kurbet:” Jepni për Nënën”!

Inxh. Shuip Ziberi ēshtē inxhinier i elektroteknikēs, i cili jeton e vepron nē Zagreb të Kroacisē.