Prishtinë, 6 gusht 2025 – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, arriti në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e emisarit evropian vjen në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me Kosovën, për normalizimin e raporteve, pa lirimin e një zyrtari të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Popoviqit për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, për shkak se në një fjalim në Hoër shkak se në një fjalim në Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste” dhe luftën e saj e kishte krahasuar me aktet e organizatës palestineze Hamas.
Takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve midis dy vendeve që ndërmjetësohet nga BE-ja, ishte mbajtur më 10 qershor. Pas këtij takimi, Sorensen kishte deklaruar se po bëheshin përgatitje për një takim të nivelit të lartë.
Takim u nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi nuk është zhvilluar qysh nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur ta sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm që e cilëson si sulm terrorist, por Beogradi mohon se ishte përfshirë në çfarëdo forme në këtë sulm. Bashkimi Evropian ka kërkuar që përgjegjësit për këtë sulm të nxirren para drejtësisë.
Takimet e emisarit Sorensen me Presidenten dhe Kryeministrin në detyrë të Kosovës zhvillohen në kohën kur Kosova gjendet në një ngërç politik që e ka bllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja shtetërore.
Shefja për diplomaci e BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Kosovë të zhvilluar në Kosovë në muajin maj, u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës ta zhbllokonin procesin.
Kallas njoftoi në Prishtinë se BE-ja ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur me kërkesë së paraardhësit të saj Joseph Borrell, në verë të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në pjeswn veriore tw Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Shefja e diplomacisw sw BE-sw ka thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë drejt një të “ardhmje më të sigurt dhe më të begatë për popujt e këtij rajoni”.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Më 2023, palët janë pajtuar për Marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ajo nuk është nënshkruar nga palët, për shkak të refuzimit të Serbisë.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Beogradin zyrtar se po e refuzon nënshkrimin e një dokumenti që prodhon obligime juridike.
Sido qoftë, BE-ja këmbëngul se marrëveshja Kosovë-Serbi, e arritur në Bruksel, është obliguese për të dyja palët, pavarësisht se ajo nuk është nënshkruar formalisht.
(r.m.)