Erdogan premton se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Ankara, 31 maj 2024 – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka siguruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenca e Turqisë ka njoftuar se Erdogan, gjatë takimit me Kurtin, në Kompleksin Presidencial në Ankara, ka thënë se nga Kosova pret hapa konkretë në “luftën terrorizmit” dhe hapa konkretë për uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

“Erdogan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Presidenca turke bëri të ditur se Erdogan e Kurti kanë biseduart edhe për bashkëpunimin ekonomik dher për shkëmbimin tregtar midis dy vendeve. Ata kanë shprehur pritjet që vëllimi I shkëmbimimit tregtar midis Turqisë e Kosovës, I cili aktualisht është afër 750 milionë dollar, të arrijë së shpejtyi në mbi 1 miliard dollarë.

Kabineti i Kryeministrit të Kosovës njoftoi se Kurti e ka vlerësuar mbështetjen që ka dhënë Turqia për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate.”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Kurtit.

Kryeministri i Kosovës do të qëndrojë në Trqi tri ditë. Të hënën, ai do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, të cilin ai e ka cilësuar si mundësi të mirë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për rritjen e investimeve të bizneseve turke në Kosovë.

Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira. Turqia e ka mbështetur Kosovën në nismat dhe organizatat rajonale e ndërkombëtare dhe është zotuar të ofrojëe mbështetje për paqen e sigurinë në Kosovë. Pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, të shkaktuar nga protestat e dhunshme të serbëve në katër komunat veriore dhe nga sulmi terrorist në Banbjskë, Turqia dërgoi në Kosovë një batalion shtesë të ushtrisë për të parandaluar eskjalimin eventual të situatës.

Në krye të misionit paqeruajtës së NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht është gjenerali turk Ozkan Ulutash.

Turqia ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë edhe furnizimin me armë e pajisje ushtarake Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vitin e kaluar, Kosova bleu nga Turqia dronë “Bayraktar TB-2”, gjë që shkaktoi reagim të ashpër në Serbi.

(r.m.)