Escobar e Lajçak ia dorëzuan Kurtit një plan trepikësh për deeskalim në veri

Prishtinë, 5 qershor 2023 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë një plan për uljen e tensioneve në pjesën vriore të Kosovës, të banuar mee shumicë serbe.

Ky plan iu dorëzua kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga i dëërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën në mbrëmje, në Prishtinë, në një takim që diplomati evropian e cilësoi si “të gjatë e të vështirë”.

Lajçak tha se plani përfshin tri pika për teklaimin e situatës aktuale në veri dhe në relacionet mes Kosovës e Serbisë.

“E para është shtensionimi (isituatës); e dyta, zgjedhje të shpejta në veri; dhe e treta, rikthimi në dialogun për normalizim (midis Kosovës e Serbisë)”, tha Lajçak.

“Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende. Jemi vetëm në fillim të misionit”, shtoi ai.

“Është në interes të Kosovës dhe të gjithëve që të kemi kryetarë legjitimë”, tha Lajçak, duke folur për pikën e planit që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeeve të reja në katër komunat veriore.

Escobar tha se kërkesat e përfshira në planin për kapërcimin e situatës në veri janë kërkesa të komunitetit trans-atlantik dhe shfaqi shpresën se palët do t’i realizojnë.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit”, tha ai.

Escobar tha se në Prishtinë ka ardhur si përkrahës i madh i Kosovës. Ai theksoi se SHBA-të janë përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Një gjë dua të them. Jam këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, duam t’i realizojë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit tuaj territorial. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Kryeministri Kurti nuk doli para gazetarëve pas takimit. Për qëndrimin që ka shprehur ai në takiim njoftoi kabineti i tij përmes një komunikate.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e pa rezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuheet në komunkatë.

Aty thuhet se Kurti ka thënë se “rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupet kriminale”.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, citohet Kurti.

Escobar e Lajçak do të takohen të shtunën në mëngjes edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e pastaj do të shkojnë në Beograd, për të takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

(r.m.)