Hagë, 5 maj 2026 – Aktgjykimi i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë për më 20 korrik të këtij viti.
Raportimet për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka konfimruar Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq për televizionin publik të Kosovës, RTK, në përgjigje të pyetjes se a është i saktë raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik.
Shpallja e vendimit përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së ishte paraparë të bëhej 19 maj.
Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, por ka mundësi të kërkojë shtyrjen e këtij afati edhe për 60 ditë.
Kësisoj epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të bëhet publik më 20 korrik 2026.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.
(r.m.)