EUROSTAT: 604 mijë shqiptarë e kanë marrë shtetësinë e një vendi të BE-së, në 20 vjetët e fundit

Bruksel, 29 shkurt 2024 – Sipas të dhënave të fundit të agjencisë auropiane të statistikës, EUROSTAT, më se 604 mijë shqiptarë janë pajisur me pasaportë të ndonjë vendi të Bashkimit Europian gjatë 20 viteve të fundit.

Numri më i lartë i shtetësive të dhëna është shënuar në vitin 2016 (67 mijë) dhe në vitin 2017 (59 mijë). Në vitet e pastajme u shënua një tendencë e qëndrueshme e rënies, deri në vitin 2022, kur numri i pasaportave që iu dhanë shtetasve shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish (mbi 50 mijë). Kjo rritje përkon me valën e re të emigracionit që e ka përfshirë vendin, fenomen ky që u kthye në shqetësim real për ekonominë e Shqipërisë.

Shifra e shtetasve shqiptarë që kanë një pasaportë të një vendi të BE-së përbën rreth 22 për qind të numrit të përgjithëm të popullsisë që jeton sot në Shqipëri. (rreth 2.76 milionë banorë).

Italia është shteti që ka pajisur me shtetësi më shumë shtetas shqiptarë se cilido vend tjetërt i BE-së. Në vitin  2022 në Itali iu dha shtetësia më se 75.8 për qind të shqiptarëve që e morën shtetësinë e ndonjë vendi të BE-së, kurse në Greqi iku dhanë pasaporta 19.2 për qind të shqiptarëve që iu dha shtetësia në ndonjë vend të unionit.

Krahasuar me vitin 2021, numri i shtetësive të dhëna për shqiptarët është rritur me 17 900 ose 55 për qind të numrit të përgjithshëm të shtetësoive të dhëna në vendet e BE-së në vitin 2022.

Shtetasit shqiptarë e përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve që janë bërë shtetas të BE-së gjatë vitit 2022 (50.300). Para shqiptarëve renditen marokenët (112. 700) dhe sirianët (90 400).

(r.m.)