Evropianët nuk janë të gatshëm të dërgojnë trupa në Ngushticën e Hormuzit

Berlin, 17 mars 2026 – Kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump që aleatët evropianë të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës dhe të gazit përmes Ngushticës së Hormuzit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, të hënën, raporton Deutsche Welle.

Në fillim të takimit, diplomatja e lartë e BE së, Kaja Kallas, tha se është në interes të bllokut që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, “prandaj po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane”, dhe shtoi se BE ja është në kontakt me kolegët amerikanë në nivele të ndryshme.

Ndërsa në fund të takimit ajo tha se “për momentin” shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kisin “asnjë dëshirë” për zgjerimin e misionit detar të BE së në Ngushticën e Hormuzit, .

Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE së vlerësuan se konflikti mund t’i levërdisë Rusisë, e cila mund të përdorë të ardhurat shtesë nga eksportet e saj të karburanteve fosile për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë. Të dielën,  presidenti i SHBA-së Donald Trump u kërkoi vendeve që furnizohen me energji përmes Ngushticës së Hormuzit që të marrin pjesë në mbrojtjen e kësaj rruge ujore, nëpër të cilën kalon rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë bruto.

“Është krejt e arsyeshme që vendet që përfitojnë nga ngushtica të ndihmojnë për t’u siguruar që atje të mos ndodhë asgjë e keqe,” tha Trump në një intervistë për The Financial Times.

Trump paralajmëroi pasoja për Alencën Veri-atlantike në rast se nuk i pwrgjigjet pozitivisht kwrkesws sw tij.

“Nëse nuk ka reagim, ose nëse reagimi është negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë e keqe për të ardhmen e NATO s”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE ja tashmë po goditet rëndë nga kostot ekonomike të bllokadës.

“Që nga fillimi i konfliktit, çmimet e gazit janë rritur me 50 për qind dhe çmimet e naftës me 27 për qind”, tha ajo.

:Për vetëm 10 ditë të luftës në Iran, taksapaguesit evropianë kanë paguar 3 miliardë euro më shumë për importet e karburanteve fosile”, tha ajo në Parlamentin Evropian.

“Evropa nuk është as prodhuese nafte, as prodhuese gazi. Për karburantet fosile jemi plotësisht të varur nga importe të shtrenjta dhe të paqëndrueshme, gjë që na vendos në një disavantazh strukturor ndaj rajoneve të tjera,” shtoi ajo.

“Kriza aktuale në Lindjen e Mesme na kujton qartë se sa të cenueshëm jemi për këtë arsye”, theksoi Ursula von der Leyen.

(r.m.)