Faton Bislimi merr letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Prishtinë, 22 mars 2024 – Faton Bislimi, ish-deputet i Kuvendit tӕ Kosovës dhe ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se, në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës, e ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga marshi gjenocidal serb kundër popullit tonë, jam jashtëzakonisht i nderuar të kem pranuar këtë letër nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, një mik dhe përkrahës historik i kauzës sonë të drejtë për liri e pavarësi”, ka shkruasr Bislimi në Facebook.

“Ju faleminderit që ndatë me mua pikëpamjet tuaja. Dëgjimi i njerëzve pasionantë si ju më inspiron çdo ditë dhe e mirëpres rastin t’i përgjigjem letrës suaj.

“Derisa sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori, unë kurrë s’kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës. Kombi ynë i ka kthyer gjithmonë krizat në mundësi dhe unë besoj se Amerika është e pozicionuar më mirë se çdo vend tjetër në botë për të na udhëhequr në shekullin 21 dhe të japë rezultate reale për popullin amerikan.

Ndonëse shumë prej nesh nuk pajtohemi gjithmonë se si të zgjidhim secilën çështje, unë do të vazhdoj të punoj që të jem President i të gjithë amerikanëve. Jam i bindur se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta bërë Amerikën një komb më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt”, ka shkruar Presidenti Biden.

Bislimi ka bërë të ditur se letra e Presidentit Biden është përgjigje ndaj letrës që ai ia kishte shkruar në fillim të muajit shkurt, përmes së cilës kishte shprehur mirënjohje të thella për mbështetjen e fuqishme që kishin dhënë Biden, atëherë senator, dhe senatori tan ii ndjerë, McCain, për fushatën ajrore të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.

Bislimi ka thënë se në letrën që ia kishte dërguar Presidentit Biden e kishte cilësuar si interes suprem për Kosovën parneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarësimin në NATO.

“Në letrën time, po ashtu, kisha potencuar interesin sublim të Kosovës, në linjë me interesat gjeopolitike amerikane në rajon, për anëtarësim në NATO.

Partneriteti ynë unik me SHBA-të është themeltar për të ardhmen tonë si shtet e si komb, sikur që ishte gurthemel i lirisë e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Bislimi.

May be an image of text

(r.m.)