Fatos Nano del nga intubimi, por vazhdon trajtimin nën kujdesin intensiv

Tiranë, 4 shtator 2023 – Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, është përmirësuar dukshëm.

Raportohet se lideri historik i Partisë Socialiste, i cili është shtruar në spital para dhjetë ditës, ka dalë nga tubimi dhe tani është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Por, por ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensive.

Sipas raportimeve, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë dhe i kanë vendosur një tub plastik në fyt, për tëi lehtësuar furnizimin me oksigjen. Por.  mjekët thonë se procesi i rehabilitimit i gjatë

Fatos Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore që shkakton vështirësi në furnizimin e mushkërive me oksigjen.

Nano u transportua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten, më 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

(r.m.)