Uashington, 23 maj 2025 – Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e cilësoi si “akt terrorizmi” vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington.
“Akti terrorist i natës së kaluar ka vëmendjen e plotë të FBI-së. Dhuna e synuar antisemite përbën një sulm ndaj vlerave tona themelore dhe do të përballet me forcën e plotë të zbatimit të ligjit federal. Fajtori do të mbahet përgjegjës”, shkroi Patel në një postim në platformën X.
Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, të dy punonjës të ambasadës së Izraelit në Washington, u vranë të mërkurën në mbëmje, pranë Muzeut Hebraik në kryeqytetin e SHBA-së.
Autori i dyshuar i krimit u arrestua në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ai është një 30-vjeçar nga Çikago, i cili pas arrestimit thirri “Liri për Palestinën”.
(r.m.)