Bruksel, 2 dhjetor 2025 – Ish-shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është një nga tre personat e arrestuar të martën nga policia belge, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e Kolegjin e Evropës për diplomatë të rinj në Bryzh, raportoi Euractiv.
Bashkë me Mogherinin janë arrestuar edhe Stefano Sanninon, ish sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe zëvendësshefi i Kolegjit të Evropës.
Policia belge ka bastisur ambientet e EEAS, Kolegjin e Evropës dhe shtëpitë private të të arrestuarve në kuadër të një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së, sipas njerëzve të njohur me rastin e hetimit dhe sipas dëshmitarëve.
Një zëdhënës i Kolegjit të Evropës ka thënë se nuk e dinte nëse ajo është arrestuar dhe ka refuzuar të komentojë më shumë.
As ish-presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili është president i këshillit administrativ të Kolegjit të Evropës në Bryzh, ka thënë se nuk di më shumë.
“Gjysmë ore më parë u informova për atë që po ndodh në Bryzh”, ka thënë Van Rompuy.
Komisioni Evropian konfirmoi se të martën policia ka kontrolluar në ndërtesat e EEAS dhe se kjo është bërë në kuadrin e hetimit në vazhdim mbi aktivitetet e kryera gjatë mandatit të kaluar, por refuzoi të jepte informacione më të detajuara.
“Ne mund të konfirmojmë se policia ishte sot në ndërtesat e EEAS-it, dhe se kjo është pjesë e hetimit në vijim për aktivitetet që kanë ndodhur më parë, gjatë mandatit të mëparshëm”, tha zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njoftoi se kontrollet dhe arrestimet e kryera të martën janë kryer në kuadër të një hetimi për mashtrim të dyshuar të lidhur me programin e trajnimit të diplomatëve e rinj të financuar nga BE.
Sipas EPPO-s, në qendër të çështjes është një program trajnimi nëntëmujor për diplomatët e rinj të shteteve të BE-së, i njohur si Akademia Diplomatike e Bashkimit Evropian.
Programi iu dha Kolegjitt ë Evropës nga EEAS-i në periudhën 2021–2022 dhe hetimi ka objektiv dyshimin se procesi i tenderimit ishte manipuluar për të favorizuar këtë kolegj.
“Ekzistojnë dyshime të forta se me njërin prej kandidatëve pjesëmarrës në tender është ndarë informacion i besueshëm në lidhje me prokurimin”, thuhetj në deklaratën e EPPO-s.
Federica Mogherini, e cila e ka drejtuar Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka qenë rektore e Kolegjit të Evrpës nga viti 2022.
Stefano Sannino ka qenë sekretar i përgjithshëm i EEAS në kohën kur ky shërbim udhëhiqej nga Mogherini, kur ishte krijuar Akademia Diplomatike. Aktualisht ai është drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit Evropian për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.
(r.m.)