Nga Mimoza Dajçi
Vitin e kaluar nga ekrani i televizorit u njohëm me “Fenomenin Luiz” këtë vit më duket se po njihemi me “Fenomenin Heidi” . Sigurisht nuk ka të krahasuar përsa i përket nivelit të shikueshmërisë “Luiz” që ishte në standarte të jashtëzakonshme, kur rrugët e Shqipërisë boshatiseshin si në shtetrrethim, por vajza inteligjente dhe e bukur Heidi Baci, po tërheq gradualisht e dalëngadalë syrin dhe zemrat e shqiptarëve.
Ajo hyri plot emocion e dëshirë në spektaklin më të ndjekur televiz të TV – Top Channel në Shqipëri. Për të marë pjesë në BBVIP3, Heidi u shkëput nga Italia, puna, familja, angazhimet e saj, duke venë në plan të parë dashurinë për vendlindjen e prindërve të saj Shqipërinë, të cilën ia kanë kultivuar qysh kur ajo ishte ende fëmijë, si dhe për karrierën e saj, siç shprehet vetë ajo brenda atij formati televiziv.
Kjo vajzë vizionare, e panjohur më parë nga teleshikuesi ynë, po merr vemendjen e dashamirësinë e mijra shqiptarëve, votat e të cilëve e renditën të preferuarën e publikut dhe lidere të Shtëpisë më të famshme.
Xhelozitë, intrigat, provokimet e rënda “në kuadër të lojës” kryesisht nga vajzat dhe gratë e trondisin dhe e shqetësojnë pa masë Heidin, hera herës dëshpërohet e loton. Sigurisht “loja” është e tillë, për të larguar nga ai format personazhin më të spikatur që dikush tjetër të “rrëmbejë” Kurorën e fituesit.
Heidi është një vajzë e qeshur, lozonjare që mesa shikojmë është rritur dhe edukuar me dashuri e pa komplekse nga dy prindër punëtorë e të përkushtuar ndaj familjes e punës pasi dihet që emigracioni nuk është i lehtë për këdo. Me të drejtë ata trishtohen kur shikojnë të lëndohet padrejtësisht vajza e tyre. Zëri i nënës së saj përtej receptorit të telefonit tregoi qartë dhimbjen që ndjente brenda vetes për atë situatë.
Në rrjetet sociale Heidi renditet tek të parët edhe pse ka gjithë shtëpinë kundër. Roza, Lediona nuk po e lenë të qetë, i kërkojnë llogari në mënyrë jo të hijshme: “Pse del ti e preferuara e publikut”. “Pse të voton ty publiku”. Pyetje të çuditshme që nuk bëjnë kuptim. Sikur të tjerët janë duke bërë shpikje apo që vështirësojnë e mërzisin dita ditës edhe shikuesit me kakofonitë e tyre. Roza dhe Françeska arrijnë deri aty sa i përmendin edhe pjesëmarrjen e saj në BBVIP në Itali dhe raportin e shkurtër miqësor që ajo krijoi me një banor atje.
Aktori për të cilin e shantazhojnë Heidin, Roza dhe Françeska, duke ia kujtuar e thënë: “Mos na u hiq si e ndershme se e dimë që ti je ajo që ke krijuar dashuri edhe në BBVIP Itali me një burrë të moshuar”, ka qenë i martuar më parë me një aktore të njohur italiane, sëbashku kanë një vajzë të mitur.
Pas divorcit, si e mbijetuar e dhunës psikologjike nga ish bashkëshorti aktorja sot në Itali është në krye të lëvizjes për të drejtat e grave. Ka përjetuar dhunë psikologjike nga ish bashkëshorti (aktori) prandaj është divorcuar prej tij. Ndërkohë organizatat e të drejtave të grave në Itali kanë ngritur zërin ndaj këtij personi dhunues dhe kërkojnë mbylljen e Big Brother Vip në Itali duke e quajtur denigrues e të dëmshëm për shoqërinë.
Nuk mund të hamendesoj nëse Heidi krijoi një simpati për të, por nuk arrij të kuptoj se çfarë dëmi i ka sjellë me këtë rast lojtarëve në BBALBVIP3, pasi raporti i saj me aktorin italian nuk vijoi gjatë. Për mos t’u bërë viktimë e rradhës, me intuitën e zgjuarsinë e saj, e largoi nga vetja për një kohë të shkurtër. Por ky raport na paska “lënduar” shumë Rozën, Françeskën e ndonjë tjetër, ndërkohë kur personazhet vip, që janë akoma pjesë e Shtëpisë BBVIP në Itali e kujtojnë me respekt e flasin pozitivisht për Heidin, në Shqipëri ndodh e kundërta, banorët aty kërkojnë si ta ofendojnë, t’i ulin personalitetin vajzës së dlirë lindur e shkolluar në Itali me koncepte të hapura për jetën e me një kulturë të huaj.
Nuk e di se si do të rrjedhin ngjarjet por “Fenomeni Heidi” vazhdon të shkëlqejë në BBALBVIP 3 me elokuencën dhe feminilitetin e saj, duke lenë në hije cilindo brenda atij formati tashmë të zhurmshëm e të lodhshëm për këdo që ka rast të hedhë sytë rreth tij.