Festa e 7-8 Marsit në Philadelphia

Shoqata atdhetare- kulturore “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia (Filadelfia) uron dhe feston Festën e Mësuesit dhe të Gruas.

Një fakt i padiskutueshëm është organizimi i aktiviteteve të shumta, dinjitoze të cilat janë të lidhura me ditë e shënuara ose jo. Por organizimi i festave të 7-8 Marsit mbart një përgjegjësi dhe angazhim të lartë se lidhet me krijesat me te bukura dhe fisnike: mësuesit dhe gruas. Atmosfera e festave është ndierë që në muajin shkurt me përgatitjet për të mësuar vjershat dhe këngët e bukura nga nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia. Gjithashtu ndihej edhe në shqetësimin dhe “frikën” e prindërve për performacën e fëmijëve të tyre.

Nënat, mësueset, ish- mësuesit, gjyshërit, motrat, vëllezërit të nxënësve të kësaj shkolle do të ishin pjesëmarrësit më aktive dhe më të emocionuarit e festës organizuar në datën 12 Mars. Miqtë e shoqatës nga afër, por edhe nga shumë larg do të sillnin energji dhe entuziazëm në këtë mbrëmje kaq të paharruar.

Skena dukej e zbukuruar shumë bukur, por u ndricua më shumë, kur në të u ngjitën nxënësit e shkollës shqipe. Nuk ishte një hyrje tradicionale sepse sipari i aktivitetit do të nisej me zërin e ëmbël të nxënëses së klasës së parë, Arita Rukiqi, këngëtares së vogël dhe talentuar, e shoqëruar nga gjithë kompleksi i nxënësve të shkollës. Zëri i Aritës gjëmonte në skenë “Ska në botë më të mirë/sesa ti o nëna ime/ sa e dashur, sa e dlirë/ sa punëtore dhe kaq trime” dhe lotët mbushnin sytë e të gjithë pjesëmarrësve. Emocionet të sinqerta nga këta fëmijë të lindur dhe rritur në USA, që këndonin bukur këtë baladë në gjuhën e nënave të tyre.

Emocionet nuk fashiten se dy prezantueset e ëmbla e këtij aktiviteti, Flavia Semanjaku dhe Oria Bushi nëpërmjet urimeve të ndërthurura bukur dedikuar nënave dhe mesueseve do të përcillnin emocione të papërshkruar. Dy nxënëse që u bënë moderatore të këtij aktiviteti në gjuhën e mësuar prej tyre në shkollën shqipe dhe në familjet e tyre. Të sigurta dhe të qeta ato drejtuan gjithë aktivitetin me brishtësi dhe bukuri. Përshëndetjen në emër të Kryesisë së shoqatës” Bijtë e shqipes” do ta drejtonte zonja Rajmonda Bardhi, drejtorja dhe mësuesja e shkollës “Gjuha Jonë” Këngët dhe vallet, pogonishtja dhe tupanet do të ndiznin atmosferën e festës. Të gjitha së bashku, në këngë e valle.

Kjo festë nuk kishte pushim. Sapo pushonte kënga dhe vallja, nisnin fëmijët dhe nxënësit tanë. Do të ishin të gjithë bashkë duke përfshirë edhe nxënësit e mësimit online. Vargje të bukura, dedikuar dy qënieve më të mira të planetit, të recituara me plot emocion, nga nxënësit do të ndryshonin atmosferën, do të jepnin më shumë gjallëri. Kevin Duka, Dion Bami, Sophia Thoma, Alen Janji, Erik Cepele, Amelia Prifti, dhe dy vogëlushet 5 vjecare: Dea Ismailati dhe Sara Cela do përcillnin dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për nënat dhe mësueset që këtu Philadelphia, përvec misionit e tyre, kanë edhe një mission tjetër: mësimin e gjuhës shqipe dhe përcjelljen e vetëdijës e të qenit shqiptar te fëmijët e lindur dhe rritur shumë larg gjeografikisht nga Shqipëri, Kosova dhe trojet shqipfolëse.

Të rritur dhe fëmijë do të këndonin dhe kërcenin në ritmin këngëve dhe valleve tona.  Zoti Bujar Gjoka, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe dy nënkryetarët:  Zoti Dritan Matraku dhe Znj Rudina Bani do të shpërndanin buqeta me lule të dhuruara nga znj. Erblina Koka për mësueset aktuale dhe ish- mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia të pranishme në këtë fëstë zonjat Rajmonda Bardhi, Irini Zenelaj, Aferdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rudina Bani, Irma Alickaj, Shpresa Rama e Lindita Hysko si dhe këngëtaren Kristina Marku. Njëkohësisht u vlerësuan disa ish-mësues dhe aktivistë të shoqatës, të respektuar në komunitetin shqiptar të Filadelfias. Me certifikatën e “Mirënjohjes” u vlerësuan personat me karierë të gjatë në mësimdhënie (në Shqipëri e këtu në shkollat publike të qytetit Filadelfia z.Ardian Cani, znj. Mercedes Meta dhe z. Skënder Libohova. Me cmimin “Nderi i Komunitetit” u vlerësuan një nga anëtaret themeluese të shoqatës znj. Ylka Fili si dhe gazetarja znj Eva Dori. Por njw mesazh mirënjohje u dha edhe për ata që e duan dhe e ndihmojnë shoqatën pa kushte, edhe pse nuk janë fizikisht këtu. Vlërësimi “Mike e Shoqatës” ju dha zonjës Entela Lika drejtore e shkollës “1 Maji” në Tiranë që kishte ardhur enkas për të festuar këto dy festa me ne. Mikja e mirë e shoqatës sonë do të jepte një urim të vecantë dhe dedikim pesë mësueseve të shkollës shqipe dhe premtoi binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën “1 Maji”. Si mësuese dhe pasi vizitoi mjediset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe u njoh me sfidat që ne përballemi, ajo premtoi sigurimin e tekteve per të gjithë nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë” Filadelfia.

Ndërkohë mesazhe urimi për këtë fëstë dhe mbështetje modeste Financiare për rikonstruksionin e godinës së re të shoqatës ishte dërguar nga Kryetari Këshillit të Qarkut Kukës dhe njëkohësisht Anëtar Nderi i Shoqatës sonë z. Abdulla Domi, Dhurata financiare për shkollën shqipe dhanë dhe anëtarë të komunitetit tonë znj. Vala Xhuxha, znj. Majlinda Papaj dhe cifti Sava Sasangelis e Mimoza Jahaj Sasangelis.

  Fëmijët e lindur këtu mund të kenë një prindërit të një kombësie tjetër. Janë me fat se do të mbartin vlerat e kulturave të ndryshme.  Arlind dhe Aiden Zebib, nxënës të klasës së parë dhe të dytë, dy vëllezër shqiptaro-amerikanë të vërtetë do të kushtonin vargjet mësuesve në gjuhën e nënës së tyre, shqip.  Vetëdija shqiptare përcillet në subkoishencë, në shpirt, dhe në art. Violonistja dhe nxënësja shembulore e klasës së katërt, Isabela Plaku pa ndihmën e askujt kishte përgatitur melodinë e Këngës së mësuesit. E vështirë të mbahet qetësia në aktivitete kaq të mëdha, por pushteti i kësaj muzike, dhe talenti i Isabeles vendosi një qetësi absolute.

 Një festë e bukur, e mbushur me emocione dhe me dedikime të vecanta. Poetja Malinda Paja do t’u dhuronte vëllimet me poezitë e saj, grave intelektualeve.

Kryetari i shoqayës falenderoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj feste duke filluar me mësueset znj. Afërdita Muzhaqi e znj. Rudina Bani për përgatitjen e nxënësvë; nxënësit dhe prindërit e tyre; z. Bujar Cela, z. Blerim Cela, zonjushat Klodiana e Selma Cela, z.Dritan Matraku e z. Gjokë Pëllumbaj që bënë përgatitjen e aredimin e sallës; stafin e Restorantit “La Fontana Della Citta” për ushqimin; orkestrën;  si dhe znj. Eva Dori për fotot e video dhe publikimin e tyre.

 Krenare për përformancën e nxënësve të shkollës shqipe, për organizatorët e festës, shoqatën Atdhetare-Kulturore” Bijtë e Shqipes” Filadelfia, mirënjohëse për mësueset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe falenderuese për të gjithë nënat dhe gratë e komunitetit shqiptar në Filadelfia.

 Rudina Bani

 Nënkryetare e shoqatës dhe mësuese e klasës së pestë të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia