FESTARI NGJALL FESTË NË THERANDË

Nga Fahredin Shala

(Përgatiti e dërgoi për botim: dr Sadik Elshani)

Për festarin si ide për të festuar, është fjala! Nuk e di mirë se si ka rrjedhur ideja të festohet diçka.

Të festohet diçka pas të lashtave,që do të kuptohet se çdo mbarimi të sezonit,vjen si e korrur e të lashtave bujqësore, pason me të mbledhurit e të lashtave! Dikur kjo është thënë më ndryshe: “e kemi futur grurin në hambar”. Theranda si rajon që ka fusha pjellore për kultivimin e të lashtave në bujqësi. Theranda ka fusha të përshtatshme edhe për kultivimin e hardhisë së rrushit, gjë që njihet rrushi dhe llojet e rrushërve në këtë regjion.

Kuptohet se vegjetacioni i rrushit fillon që nga pranvera e deri në fillim të vjeshtës. Tani neve na mbetet të mendojmë se të gjitha të lashtat fillojnë në pranverë dhe mblidhen,në vjeshtë. Rrushi fillon të piqet nga fundi i verës dhe mblidhet në vjeshtën e hershme.

Nese festari është pagëzuar si emertim i përgjithshëm,nuk ka gjë të keqe, sepse rrënja dhe kuptimi festar ka qëllim të festohet,si të mbledhurat bujqësore, ashtu dhe vlerat kulturore. Dhe idea e emërtimit festuar vlen për të u përkrahur dhe të jetë tradicionalisht si festë dhe përkrahet nga të gjithë,pa dallim moshe,gjinie e intelekti. Në një formë tjetër për mbledhjën e të lashtave është edhe darka e lamës. Lama, kuptohet të korrat dhe fshirjet,më emërtim si lama.Darka e lamës është incizuar nga LDK. Këte festim, si darka e lamës, ish presidenti i Republikes së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,e ka iniciuar më një epitet të madh, sepse rrënjët e lames shtrihen thellë e gjërë në traditën e popullit tone nga lashtësia e deri sot. Unë mendojë që këto të dyja ide, edhe ”DARKA E LAMËS” edhe FESTARI kanë një qellim të mire për të festuar mbledhjën e të lashtave dhe pasqyrimin e vlerave kulturore.

Idetë e mira nuk përqajnë, por afrojnë masën dhe nuk caktojnë ideologji partiake, fetare e sociale, por thjesht mbledhurat e të lashtave (në popull njihet si bereqet). Pra, mbledhja e të lashtave,në bujqësi dhe si shkallë suksesi emërtohen më emra si ,”DARKA E LAMËS”, ose FESTAR.

Do të ishte e dëmshme,sikur këto dy nominime,të merren si çështje e subjekteve politike,se kush e dha idenë për të mbledhurat e të lashtave dhe kush është në pushtet,  le t’i festojë secili sipas dëshirës së vet, duke mos krijuar ndasi dhe përçarje.

Festari tani është bërë festë tradicionale e Komunës së Therandës. Me festar kuptohet zhvillimi i jetës për të mbledhur të lashtat e bujqësisë, por edhe që ka vlera humane e kulturore në komunën tone.

Festari në Therandë organizohet nën mbikëqyrjen e të parit të komunës dhe zhvillohet në shumë fusha: krijimtari letrare dhe sportive, muzikë, pikturë e arte të tjera. Të gjitha këto aktivitete kanë një rëndësi të madhe për argëtimin e qytetarëve dhe pasqyrimin e begative materiale e vlerave  shpirtërore  të Komunës së Therandës. Festari le të mbetet si festë,ku do të festojnë të gjithë!

Më 20 shtator 2024,

Therandë!

Comment

*